“Ke shkelur Kushtetutën”/ Gjuzi-Ramës: Të gjithë i vesh me maska, vetë nuk e vë

16/04/2020 12:04

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Rama, duke u shprehur se ky i fundit ka shkelur Kushtetutën.

Saktësisht Gjuzi tha se kryeministri Rama ka dhënë urdhra në kundërshtim me ligjin, duke shtuar se e ka shkelur atë edhe te maska.

“Mirë se erdhe shkëlqesi kryeministër, keni 40 ditë që shkelni Kushtetutën, që keni dhënë urdhra në kundërshtim me ligjet e shtetit shqiptar. Të gjithë i vesh me maska, vetë nuk e vë maskën. Ju keni bërë punë të mirë, por keni shkelur ligjin. Kryetarët e tu të komiteteve ekzekutive mbajnë peng ndihmat që ka miratuar qeveria. Ju keni të drejtë t’u thoni atyre shpërndani ndihmat atje ku është e arsyeshme, por nuk mund të jemi dakord kur ti shkel ligjin, edhe tek maska, mos e mbaj qeverinë me maska, ke 7 vjet me maskë“, tha Gjuzi.

Top Channel