Veterani britanik mbledh 12 milionë paund për luftën ndaj Covid-19

16/04/2020 12:26

“Për sa kohë njerëzit të vazhdojnë të japin, unë do të vazhdoj të ec”; një histori prekëse mbërrin nga Britania e Madhe, ku heroi i Luftës së Dytë Botërore, kapiteni Tom Moore arriti të mbledhë 12 milionë paundë ndihma për sistemin shëndetësor të vendit, që po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Moore, sot 99 vjeç, u zotua të mblidhte para duke përballur një sfidë: të përshkonte mbi 100 herë distancën e kopshtit të tij përpara se të mbushë 100 vjeç në fund të prillit.

Veterani i është shumë mirënjohës mjekëve që e ngritën në këmbë pasi kishte pësuar thyerje të legenit. Donacionet vërshuan duke e ndihmuan që ta përmbushte qëllimin e tij për ta kthyer këtë mirënjohje në një ndihmë të prekshme për stafin mjekësor.

“Të gjithë punonjësve të NHS-së, mjekëve, infermierëve, të gjithëve që sot në mëngjes do të hyni në një vend ku do të vendosni jetët tuaja në rrezik, u them: po bëni një punë të mrekullueshme”, tha 99 vjeçari në emisionin Good Morning Britain. Moore jeton prej 12 vjetësh me të bijën Hannah, bashkëshortin e saj dhe fëmijët e tyre.

Top Channel