Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë shkoi në nëntë, ndërsa të infektuarit janë rreth 390.

Vendi i raportoi rastet e para të sëmundjes në 13 mars. Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka ndaluar 70 persona që nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e pandemisë.

Që nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm, në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja lidhur me qarkullimin e qytetarëve. Këta të fundit, kanë të drejtë të lëvizin vetëm një orë e gjysmë brenda ditës dhe vetëm për nevoja thelbësore. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, masat do të jenë të vlefshme deri në 4 maj.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut sakaq ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të lirohen nga vuajtja e dënimit disa kategori të burgosurish pas shfaqjes së epidemisë së koronavirusit. Përmes një letre publike drejtuar institucioneve vendase, kjo organizatë kërkon që të lirohen të gjithë të burgosurit të cilëve u ka mbetur për të vuajtur një dënim prej më pak se pesë muajsh, të moshuarit dhe të sëmurët, si dhe një numër grash e të miturish.

Top Channel