Shefi i supermarketit nevrikoset me klientin, donte të kthente 150 pako letër higjenik pasi nuk i shiti dot

15/04/2020 19:14

Një menaxher supermarketi i dha një përgjigje “jo shumë profesionale” një blerësi abuzues që kërkonte të kthente rreth 5,000 topa letër higjenike pasi nuk kishte arritur t’i shiste tjetërkund.

Ai dëshironte të merrte paratë mbrapsht edhe për 150 shishe me dezinfektues duarsh.

John-Paul Drake, drejtori i supermarketeve australiane Drakes, refuzoi të paguante klientin madje në një mesazh tallej ashpër me blerësit e panikut të koronavirusit.

“Më erdhi dje klienti i parë që kërkonte mbrapsht paratë për 150 pako 32-she me letër higjenike dhe 150 shishe një-litroshe dezinfektues”, shpjegon Drake duke treguar më pas gishtin e mesit si një përgjigje ndaj klientit në fjalë.

“I thashë atij se është tipi i personit që po krijon probleme për të gjithë vendin. Ai kishte dërguar një grup njerëzish për të blerë këto mallra në dyqanet tona. Mallrat ishin të racionuara dhe vetëm në këtë mënyra arriti të grumbullonte masën”.

Në fund të muajit të kaluar supermarketet u zbrazën në shumë vende të botës dhe kjo çoi që njerëzit të shisnin mallrat me çmime abuzuese.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel