Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi e Ram Geci, kush janë 31 biznesmenët e pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun dhe kompanitë nën akuzë për pastrim parash
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në disa media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19.
“Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal. I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare. Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare”, thuhet në deklaratë.
Top Channel