“Akoma më rrënqethet trupi”, epedemiologu tregon në Open momentin kur zbuloi pacientin 0

15/04/2020 23:03

Epedemiologu Rexhep Muja foli në Open në Top Channel në një lidhje skype ku tregoi momentin kur zbuloi pacientin 0. Sipas Mujës ai moment ishte shumë i vështirë dhe sa herë e kujtoj më rrënqethet trupi.

Si e përjetuat?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk ishte një moment I lehtë, ishte shumë e vështirë. Bëra disa testime. Ia bëra tamponin edhe familjarëve. Ata ishin të zverdhur por nuk kishin shumë simptoma- tha Muja.

Kush ia tha?- e pyeti Eni Vasili.

Ia thashë personalisht vetë- u përgjigj Muja.

Si u ndjetë kur kuptuat që pandemia filloi edhe tek ne?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk do ta them, do të them vetëm kaq, akoma më rrëqethet mishi. Nuk ishte e thjeshtë… Ishte një panik në familjen e tyre, po u gjendëm pranë tyre. Kemi qenë disa herë në familje, u qëndruam afër nga ana sociale. Edhe mentaliteti shqiptar ndikonte. Nuk është e lehtë të jesh pacienti 0.

Top Channel