Një nga sektorët që janë prekur më rëndë për shkak të Covid-19 është turizmi.

Por në zonën e Belshit ky dëmtim është shumë herë më I rëndë pikërisht sepse turizmi këtu ishte në fazat fillestare të tij.

Ndërkohë që bizneset investuan për një fluks më të madh këtë vit, çdo gjë u paralizua.

Një nga qytezat më të bukura në Shqipëri e cila sapo filloi të zhvillohet po shkon drejt paralizimit total nëse llogarisim vështirësitë e hapave të parë.

Zona e 82 liqeneve me pamjet fantastike dhe mikpritjen tradicionale shpreson që kjo situatë të kalojë sa më parë dhe turistët të rikthehen.

Top Channel