Ermando Armelino Piveta, 99 vjec

Një lajm i mirë vjen nga Brazili, një veteran 99-vjeçari i Luftës së Dytë Botërore është shëruar totalisht nga virusi Covid-19.

Ermando Piveta, i cili luftoi në Afrikë me artilerinë braziliane, u largua nga spitali nën tingujt e borive dhe duartrokitjeve të qytetarëve.

Sipas statistikave më të fundit të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Naftës në vend, në Brazil infektimi me koronavirus i punonjësve të naftës dhe të gazit mund të jetë më i lartë se në fillim.

Shifrat tregojnë se 126 raste janë të konfirmuara por dyshohen gjithashtu edhe 897 të tjera.

Në Brazil numërohen 25,758 raste me të infektuar me Covid-19, ku 496 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 25 viktima duke e çuar numrin total të përgjithshëm të vdekjeve në 1,557 persona.

Top Channel