Për herë të parë online, mblidhet Ministreli i NATO-s, Xhaçka: Koha për të reflektuar

15/04/2020 19:16

Për herë të parë në historinë e tij, Ministreli i Ministrave të Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO, është mbajtur online. Në këtë mbledhje dedikuar COVID – 19 ishte e pranishme edhe Ministrja Olta Xhacka.

Pas përfundimit të mbledhjes online ka ardhur një reagim edhe nga ministrja Olta Xhaçka e cila ka thënë se COVID-19, është kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës.

“Solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë. Mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm. Pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria. Krenare për  kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. Ekspertiza dhe disiplina e FA rol në përballimin e pandemisë. Unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani . Koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë. Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë. Ndihma përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive, instrumenti i duhur. Kemi aftësinë, burimet dhe motivim për të bashkuar forcat” mësohet të ketë thënë Xhaçka në mbledhje.

Top Channel