Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka humbur nënën e tij. Lajmi është konfrimuar nga vetë Duka, i cili i ka kushtuar disa fjali prekëse nënës së tij të ndjerë.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste thekson në postimin e tij se, duke u ndikuar nga gjendja e koronavirusit, familjarët do të detyrohen të heqin dorë nga zakonet e moçme, ritet do të kryhen pas kalimit të situates.

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare, e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karrierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate. Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falënderoj për mesazhet tuaja!”, shkruan vëllai i kreut të futbollit shqiptar.

Top Channel