E premte, 07 Shkurt 2020
16:13
Lajçak do të ndërmjetësojë dialogun Kosovë – Serbi?

Edhe pse në selinë e Bashkimit Evropian nuk duan të komentojnë derisa të mos ketë ndonjë vendim formal, sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet të jetë përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

15:59
‘Debat’ në twitter mes ambasadorit Grenell dhe Kadri Veselit: Duam heqjen e taksës. Albini ka të drejtë

Pas një deklarate të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me taksën ndaj produkteve serbe,i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një postim në twitter.

15:53
Ambasadorja Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ: Të krijohen institucione të forta demokratike

Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

15:50
Studiuesit kinezë: Pangolinët kanë ndihmuar kalimin e koronavirusit nga lakuriqët te njeriut

Shkencëtarët kinezë kanë raportuar së fundmi se kafsha e çmuar për luspat e saj pangolini, mund të jetë një nga hallkat e zinxhirit që ka sjellë përhapjen e koronavirusit vrasës nga lakuriqët e natës te njeriu.

15:49
Rama për Nexhmije Pagarushën: Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në facebook në Facebook për ndarjen nga jeta të Nexhmije Pagarushës.

15:46
Alketa nuk ishte e vetmja! Edhe 2 shqiptarë të tjerë në Sanremo

Alketa Vejsiu nuk ishte shqiptarja e vetme në Sanremo.

15:39
Deklarata e Misionit të KiE/ Basha: Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur deklaratën e misionit të Këshillit të Europës, që një ditë më parë u shpreh për procesin e votimeve më 30 Qershor.

15:33
Turistja me bikini arrestohet në Maldive për ekspozim: Po më sulmoni seksualisht (video)

Një turiste britanike e veshur me rroba banjo u arrestua në ishujt muslimanë Maldive për ekspozim të paligjshëm, ndësa gjatë arrestit u ankohej oficerëve se “po më sulmoni seksualisht”.

15:30
Aksidenti me dy të vdekur në Memaliaj/ Viktimat ishin mësues

Dy mësues humbën jetën në një aksident tragjik në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. Ndërkohë që Top Channel mëson se në automjet ishin 4 veta, të gjithë mësues.

15:29
Në burg, theu postblloqet! Elbasan, 27-vjeçari akuzohet edhe për aksidentet

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 27-vjeçarin Aldiron Shehu që i shpëtoi në mënyrë spektakolare postblloqeve të policisë nga Korça në Elbasan ku edhe shkaktoi një aksident të trefishtë me pasojë plagosjen e 5 personave, mes të cilëve edhe një efektiv policie.

15:16
Koronavirusi nuk ka ardhur te ne! U dyshuan 5 raste, por pas kontrolleve rezultuan negative

Dyshohen 5 raste si të prekur me koronavirus, për shkak të simptomave që kanë shfaqur dhe se vinin nga Kina.

15:13
Greqia, Franca, SHBA mesazh uniteti me manovra ushtarake në ishujt e Egjeut

Greqia raportoi sot se manovrat e gjera ndërkmbëtare ushtarake të quajtura ”Aleksandri i Madh” mbyllën operacionet në ishullin grek të Skiros.

15:07
Në vetting kandidati për BKH/ Çertifikohen si të pastër Ardi Veliu dhe Gledis Nano

Kjo ishte një javë e ngjeshur për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit për Vettingun në radhët e policisë, pasi u përballën me hetimet e kryera nga ky komisioni katër drejtues të lartë të policisë së shtetit.

15:04
OFL, letër për Arben Isufin/ Njoftim edhe për Saimir Taullaun, rivalin e Aldo Bares

Në ditën e saj të pestë të punës, Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar formularin për deklarimin e burimeve të pasurisë, dy personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale.

15:01
Turqia sfidë Sirisë: Nuk tërhiqemi nga Idlibi

Turqia nuk ka ndërmend të tërheq trupat e saj nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara prej forcave të regjimit sirian.

15:01
SPAK: Bajrat s’janë grup kriminal/ Vendimi i dy prokurorëve Eneid Nakuçi dhe Edvin Kondili

Operacioni policor i pagëzuar ‘Oazi’ rezultoi i tillë për 11 persona të ndaluar si anëtarë të grupit Bajri, për të cilët autoritetet nuk siguruan prova që t’i hetonin së bashku në prokurorinë e Posaçme.

14:59
Hungaria i mbyll kufirin/ Emigrantët: Nuk jemi kriminelë!!!

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 migrantë, përfshirë edhe fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

14:56
Aksident i rëndë në Memaliaj/ Mjeti del nga rruga dhe përmbyset, humbin jetën 2 persona

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, ku një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

14:52
Inter-Milan drejt rekordeve, më shumë se 75 mijë tifozë në San Siro!

Vazhdon me ritme shumë të larta shitja e biletave për derbin e Madoninës Inter-Milan.

14:52
Goditet banda shqiptare 25 të arrestuar/ Operacioni i Europol me 600 policë

Një operacion i sinkronizuar i forcave të rendit në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, i dha një goditje të fuqishme një rrjeti shqipfolës të krimit të organizuar.

14:47
Sanremo/ “Ylli” i natës së 3-të, prezanton bashkë me Alketa Vejsiun!

Georgina Rodriguez e fejuara e Cristiano Ronaldos ishte ylli i mbrëmjes së tretë të festavilait të Sanremos që po zhvillohet në teatrin Ariston.

14:43
“Kur vdesim, merret Zoti me ne”/ Jeta e Nexhmije Pagarushës, legjendës absolute të muzikës shqiptare

“Kur vdesim, merret Zoti me ne. Për së gjalli, le të merren të tjerët”, kështu i ishte shprehur pak kohë më parë, e ndjera Nexhmije Pagarusha mikeshës së saj, Radije Hoxha.

14:39
Frika nga koronavirus/ Sportet në panik, nisin anulimet

Në një kohë që Organizata botërore e Shëndetësisë po përdor çdo burim të sajin për të ndalur përhapjen e koronavirusit që ka marrë më shumë se 500 jetë, frika për pandeminë po jep efekte edhe në shumë disiplina sportive.

14:32
Nga Haaland te Leclerc/ Gjenerata e re e super-sportistëve

Në provën më të rëndësishme të vitit dhe në skenën më të madhe e më të lakmuar të globit, një yll i ri mes sportistëve i bëri vend vetes me prepotencë në finalen e Super Boul.

14:30
Foto/ Çfarë nuk bëjnë njerëzit nga halli!

Sot, teknologjia është kudo, dhe ne varemi prej saj për pothuajse gjithçka.

14:26
Shkup: ASH dhe Alternativa – marrëveshje për koalicion

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa arritën marrëveshje për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit në Maqedoninë e Veriut.

14:22
Vuçiç: Plotësisht me metodologjinë e zgjerimit, por rregullat e reja nuk e prekin Serbinë

Pas Serbisë, komisioneri europian i zgjerimit udhëton drejt Malit të Zi për të biseduar me kryeministrin e këtij vendi, Dushko Markovic.

14:20
Ceremonia e 100 vjetorit të Tiranës në Shijak, Veliaj: Vëmendja jonë te arsimimi dhe punësimi i të rinjve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Shijak, ku vijoi turin e qyteteve për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku tha se në nisjen e shekullit të dytë për Tiranën, na duhet më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të çuar përpara projektet zhvilluese.

14:14
Shitja e gazit me pakicë, “Albpetrol” aplikon për licensim

Kompania shtetërore e nxjerrjes dhe prodhimit së naftës ”ALBETROL” ka aplikuar pranë Entit Rregullator të Energjisë për tu licensuar për shitjen e gazit natyror me pakicë.

14:12
Manastirliu: Nga pesë raste të dyshuara, nuk rezulton asnjë i prekur me koronavirusin e ri

“Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të koronavirusit të ri dhe vendi ynë vijon të mbetet vend me rrezikshmëri të ulët. Nga testimi i pesë rasteve të dyshuara që kanë patur një histori udhëtimi në Kinë, analizat rezultuan negative”.

14:09
Weber për Kurtin: Do të jetë kryeministër jokomod

Bodo Weber, ekspert i Ballkanit dhe konsulet i partive politike në Gjermani, në intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen për qeverinë Kurti dhe pritshmëritë ndaj saj.

14:08
Amaneti i Nexhmije Pagarushës: Varrimi vetëm me praninë e familjarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

14:04
Meta takon kongresmenin Engel: Mik i çmuar i Kombit shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është pritur në një takim nga kongresmeni Eliot Engel, në SHBA.

14:01
SPAK firmos memorandum bashkëpunimi me prokurorinë e Antimafias italiane

Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali.

13:57
Milan me dilema për formacionin, Ibra do jetë në derbi

Zllatan Ibrahimovic nuk do të privohet nga derbi i Milanos për asnjë motiv, dhe po bën të pamundurën për të qenë në fushë në sfidën që do të përplasë ekipet e një qyteti në San Siro të dielën.

13:50
PD: Për sa kohë është Rama, ligji antiKÇK është i dështuar. Pse nuk preket Tahiri, Xhafaj, Balla dhe Olsi Rama?

Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje akuzta për ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllain e ti, po ashtu edhe ish ministrin Tahiri, Taulant Ballën dhe vëllanë e kryeministrin , Olsi Rama.

13:49
Lamtumirë Nexhmije Pagarusha/ Bilbili i Kosovës ishte 86 vjeç, la pas këngët e mrekullueshme

Është shuar në moshën 86-vjeçare legjenda e muzikës kosovare.

13:43
Pengmarrja e Prengës/ Del para gjykatës i arrestuari i gjashtë, Ardjan Docaj u dorëzua në kufi

Zhvillime të reja ka mbi çështjen që tronditi mbarë opinionin, atë të pengmarrjes së Jan Prengës.

13:39
Misioni i Frontex në kufi/ Inspektim në pikën e Kakavijës

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si dhe krerët më të lartë policisë së shtetit po kryejnë një inspektim të misionit ndërkombëtar Fronteks, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

13:39
OFL i çon letër Arben Isufit/ Letër edhe për Sajmir Taullaun

Sot Operacioni Forca e Ligjit ka lajmëruar dy persona me precedentë penalë, saktësisht Arben Isufi dhe Sajmir Taullau.

13:38
Vettingu në polici/ Kreu Veliu e kalon, sot Artan Shkëmbi, drejtor i Policisë Kriminale

Ditën e sotme, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për Vettingun në polici dha vendimet për tre subjekte, kreun e Gardës së Republikës Gramos Sakon, numrin një të policisë Ardi Veliu dhe drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano.

13:37
Grupi Bajri” kthehet në Shkodër/ Prokurorët e SPAK nuk provuan dot që ata janë grup kriminal!

SPAK kthen dosjen për “Bajrat”, grupin famëkeq në Shkodër.

13:35
Turqia nuk do të tërhiqet nga Idlibi i Sirisë

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

13:35
Tirana kërkon titullin! Përballet sot me Vllazninë që synon kupat e Evropës

Sot në orën 18:00, në “Loro Borici” do të luhet klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës.

13:19
Operacion në Durrës, pezullohen nga detyra 7 punonjës policie

Shtatë punonjës të policisë janë pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

13:09
Ambasadori Amerikan në OKB: Presidenca shqiptare e OSBE-së, vendimtare për konfliktin në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shohin tek Kryeministri Rama një aleat kyç në përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve dhe ruajtjen e paqes globale në të gjithë botën”.

13:09
Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB, zbardhen debatet me dyer të mbyllura

Dita e enjte ishte një ditë e karakterizuar nga debate të forta në Këshillimin e Sigurimit të OKB, ku Kryeministri Rama ishte i pranishëm në cilësinë e presidentit të OSBE.

13:03
Ambasadorja Yuri Kim bëhet me “ciu ciu”…

Shefja e re e diplomacisë amerikane Yuri Kim ka hapur sot një llogari në Twitter.

12:57
Frika nga koronavirusi, ministrja Manastirliu mbledh Task Forcën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mblodhi Task Forcën sa i takon masave parandaluese për koronavirusin.

12:48
Koronavirusi/ Mjeku që tentoi të paralajmëronte njerëzit, konfirmohet lajmi i vdekjes së tij

Pati disa raporte kundërthënëse mbi mjekun kinez që u përpoq të paralajmëronte rrezikun për shpërthimin e koronavirusit të ri, por së fundi u konfirmua se lajmi i vdekjes së tij është i vërtetë.

12:47
U hodh nga kati i 9-të i pallatit/ Gruaja kishte tentuar të vetëvritej edhe më parë

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në Fier, një 76-vjeçare u hodh nga kati i nëntë i pallatit. File Troka ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

12:37
“Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!”/ Basha mesazh ngushëllues për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Në moshën 86-vjeçare u nda nga jeta ikona e muzikës shqiptare, “Bylbyli i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë.

12:31
Kokaina zbulohet nga gishtat/ Britanikët punojnë për testin e ri

Shkencëtarët britanik kanë mundur të zbulojnë një teknikë të re për zbulimin e përdoruesve të kokainës ose atyre që e kanë prekur me dorë këtë drogë.

12:24
Kush është Gledis Nano, drejtori i AntiTerrorit që mban një profil të ulët mediatik?

Komisioni i Jashtëm i Kualifikimit në polici, i ka hapur dritën jeshile për të vijuar detyrën, Gledis Nanos, drejtor në Drejtorinë e Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

12:23
Josif Droboniku artisti i madh i mozaikëve, nuk është më

Në mëngjesin e 6 shkurtit pushoi së rrahuri, pas një sëmundje të rëndë, zemra e artistit Josif Droboniku. Edhe pse gjatë vitit të fundit, kur ju shfaq sëmundja, Josifi vazhdonte kurimin e sëmundjes në klinikat e specializuara në Itali, ai nuk u dekurajua, por s’e ndaloi krijimtarinë artistike për përfundimin e mozaikut në faqen lindore të Katedrales së Tiranës “Ngjallja e Krishtit”.

12:21
Talentet e vegjël/ “Onufri”, shkolla në Elbasan vazhdon të nxjerrë artistë

Erion Llapushi dhe Artemisa Preçi ishin vetëm 6 vjeç kur do të merrnin në dorë për herë të parë violinën ndërsa gishtat e vegjël ende do të dridheshin para instrumentit të vështirë.

12:16
“Shpenzohet për luks të tepruar”/ Tabaku: Raporti i S&P për situatën e mjerueshme, qeveria s’e bëri publik

Përmes një deklarate nga selia blu, Jorida Tabaku u shpreh se viti 2019 u mbyll me një bilanc negativ për ekonominë dhe sipas saj, këtë situatë të të mjerueshme të ekonomisë e reflektoi dhe raporti i fundit i S&P që qeveria refuzoi ta bënte publik.

12:16
Abdixhiku anulon tenderin 110 milionë eurosh për autostradën Banullë-Dheu i Bardhë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka iniciuar procedurat ligjore për anulimin e tenderit për ndërtimin e 24 kilometrave autostradë Banullë-Dheu i Bardhë. E kjo sepse siç tha ai, pa ndarje buxhetore nuk mund të shpallen thirrje që krijojnë obligime financiare për Qeverinë e Kosovës.

12:16
“Derisa virusi të na ndajë…”/ Martesat me maska në kohën e koronavirusit në Seul

Mijëra çifte në Korenë e Jugut, disa me maska në fytyrë për shkak të koronavirusit, lidhën kurorë në një ceremoni masive të organizuar nga Kisha e Bashkimit, pavarësisht shqetësimeve që ka ngjallur në vend përhapja e shpejtë e sëmundjes.

12:10
Heronjtë e koronavirusit/ Nderime në Kinë për mjekët dhe infermierët

Të dërrmuar nga lodhja, mjekët dhe infermierët që po luftojnë me koronavirusin vdekjeprurës në Kinë flenë nëpër karrige dhe në korridoret e spitaleve.

12:08
“Të kthehet çështja ÇEZ”/ Taulant Balla: Një prej dosjeve më të zeza, Prokuroria duhet t’ia kalonte SPAK-ut

Kuvendi i ka kërkuar Apelit kthimin e çështjes “ÇEZ” në prokurori, një ankimin i bërë sot, nën përfaqësinë e Taulant Ballës.

12:07
Incident diplomatik në Beograd/ Daçiç sulmon komisionierin Varhelyi për Kosovën

Incidenti i ndodhur gjatë takimit të Komisionerit Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi me kryeministren serbe Ana Brnabic dhe ministrat e saj, po përshkruhet si një “skandal diplomatik”.

12:00
Thaçi: Vdekja e Nexhmije Pagarushës humbje e madhe për artin kombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

12:00
“Mbretëresha e këngës shqiptare”, Meta: Nexhmije Pagarusha, një yll i pashuar. Magjike në çdo moment të jetës

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Kanë qenë familjarët e së ndjerës ata që kanë dhënë lajmin e trishtë. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.

11:54
Albin Kurti: Heqim taksën dhe vendosim reciprocitetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për VOA në gjuhën shqipe, tha se qeveria e tij synon që të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, pasi të vendosen masat e reciprocitetit me Serbinë, duke vlerësuar se edhe marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë, ndërtohen mbi këtë parim. Kurti flet edhe për përparësitë e punës së qeverisë së tij, kryeministri Kurti thotë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve.

11:49
MASR çel Thirrjen e 5-të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

MASR ka hapur për herë të pestë aplikimet për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera, Publike e Jopublike.

11:47
Hidhet nga kati i nëntë i pallatit! Ndërron jetë e moshuara në Fier, dyshohet se vuante nga depresioni

Paraditen e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Apollonia” të Fierit, dyshohet se është hedhur nga kati i nëntë i pallatit, shtetasja F. T., 76 vjeçe, e cila gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

11:43
Nga falsifikimi i parave te vjedhja, prangosen 3 persona në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit janë vënë nën pranga 3 persona, njëri prej tyre dyshohet për falsifikim të kartëmonedhave, një person tjetër është ndaluar nga forcat policore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi dhe një tjetër person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

11:37
Ra akuza për grupin kriminal, reagon Bardhi: Nëse s’heton Bajrat, ekzistenca e SPAK bëhet e panevojshme!

Pas rënies së akuzës për grupin e strukturuar kriminal “Bajri”, ku Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar konstatoi moskompetencën e SPAK-ut në gjykimin e çështjes së këtij grupi, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

11:35
Italia konfirmon rastin e tretë të koronavirusit

Një person i infektuar është në mesin e 56 shtetasve italianë të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës

11:30
Defekt në linjën kryesore/ OSHEE: Këto janë zonat që mbetën pa energji elektrike

OSHEE, me anë të një njoftimi bënë me dije se si pasojë e një defekti në linjën kryesore që furnizon me energji zonën e Kopshtit Zoologjik, Botanik dhe një pjesë të Liqenit të Thatë,prej mbrëmjes së djeshme në këto zona ka probleme me furnizimin me energji elektrike.

11:28
De Biasi mbetet pa skuadër

Gianni De Biasi mbetet sërish pa punë.

11:24
Ndjekje si në filma, 5 të plagosur/ Prokurori nxjerr bllof policinë e Elbasanit, arrest me burg për 27-vjeçarin

Tre ditë më parë, ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

11:22
Gratë në parandalimin e konflikteve, Manastirliu: Hapa përpara drejt barazisë gjinore

“Shqipërinë renditet në mes të vendeve europiane në indeksin e barazisē gjinore, por në fusha të caktuara, sikundër është parandalimi i konflikteve, diplomacia, etj, edhe pse janë bërë hapa përpara, ekzistojnë ende pabarazitë dhe diskriminimi gjinor, që pengojnë përpjekjet tona për krijimin e mundësive të barabarta për gratë, burrat, vajzat dhe djemtë”.

11:20
Shitje narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale/ OFL dërgon formularët për Arben Isufaj dhe Sajmir Taullai

OFL ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Arben Isufaj (Ben Qimja), i cili është nën hetim në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike, si dhe Sajmir Taullai, i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

11:17
VDEKJA NGA LART / Kam vrarë një fëmijë me dron, e pashë të vdiste – Eprorët më thanë se ishte “vetëm një qen”’

Brandon Bryant shikonte me tmerr kur një fëmijë u shfaq në ekranin infra të kuq përpara tij …në të qindat e sekondës më vonë një flash i ndritshëm mbuloi gjithçka në ekran.

11:12
Kurti viziton edhe Istogun: Duhet të nxjerrim mësim nga fatkeqësitë

Dëmet që shkaktuan erërat e forta në Istog e kanë shtyrë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti qe të vizitojë këtë komunë dhe të shoh nga afër situatën krijuar dhe dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve dhe fermerëve.

11:10
Inaki Williams e turpëron mbrojtësin e Barçës

Athletic Bilbao ka bërë përsëri mrekullinë, duke mposhtur Barcelonën për herë të dytë këtë edicion.

11:09
Foto/ Dy rrugë të tjera në kryeqytet me ndriçim të ri

Paralelisht me mirëmbajtjen e shtresave asfaltike, nëpër rrugët e Tiranës çdo ditë vijon puna edhe për mirëmbajtjen e ndriçimit dhe trotuareve.

11:06
Mbledhje e PS-së në Ballsh, Gramoz Ruçi shmang naftëtarët protestues

Një grup naftëtarësh të uzinës së Ballshit ishin në pritje të një takimi me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ishte në mbledhje me strukturat e PS-së të qarqeve të jugut për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë Kombëtare.

10:51
Ndahet nga jeta Nexhmije Pagarusha, “Bilbili i Kosovës”

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

10:45
Barça u eliminua nga Kupa e Mbretit, presidenti i përgëzon lojtarët

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomue ishte i zhgënjyer nga eliminimi i skuadrës së tij në Kupën e Mbretit.

10:44
Kamëz/ Vodhi bizhuteri dhe lek në një banesë nën kërcënimin e thikës, arrestohet 25-vjeçari

Policia ka vënë nën pranga një 25-vjeçar, i cili hyri më dhunë në një banesë në Bathore dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri.

10:44
Zhduket për herë të katërt një vajzë në Pejë

Një vajzë është raportuar si e zhdukur në Pejë.

10:42
Ligj i ri: Burrave mbi 40 vjeç u ndalohet lyerja e flokëve me ngjyrën e zezë

Në njërën prej provincave të Turkmenistanit, Lepab, nëpunësit publik të gjinisë mashkullore do e kenë të ndaluar që të lyejnë me ngjyrë të zezë flokët e tyre. Po ashtu, ata që i kanë flokët ngjyrë të zezë do të duhet që t’i zbardhin pak ato.

10:35
Të shtënat me armë në Shkodër dhe plagosja e kalimtares, policia arreston të dyshuarin e katërt

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeç , policia ka vënë nën pranga personin e 4 që ishte në kërkim.

10:33
Aksident në Lezhë! Përplasen dy makina, 3 të rinj të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

10:28
“Moti i kthjellët”, ARRSH: Në të gjithë akset kombëtare qarkullimi vazhdon normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një njoftimi shkruan se gjatë natës së djeshme moti ka qenë i kthjellët, pa reshje dhe temperaturë të ulët.

10:24
FOTO/ Maskat anti-Koronavirus tjetërsojnë fytyrat e mjekëve

Kina po përballet me një emergjencë kombëtare, si pasojë e virusit vdekjeprurës që ka goditur vendin dhe që po përhapet nëpër botë. Epiqendra e koronavirusit është Wahani, ndërsa heronjtë e kësaj historie janë mjekët.

10:21
SHBA-ja vret liderin e Al-Kaedas

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër terrorizmit, në Jemen, është vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

10:16
Alketa Vejsiu shkëlqeu në “Sanremo 2020”, prezantoi në krah të Amadeus

Natën e tretë të Sanremos, shqiptarët e pritën me kërshëri të shtuar, dhe është e qartë përse: për herë të parë, eventi më i rëndësishëm muzikor në Itali u drejtua nga një shqiptare.

10:12
Vettingu për kreun e Gardës/ Shtyhet seanca, Gramos Sako kërkoi kohë për të pastruar figurën

Është shtyrë seanca e Vettingut për komandantin e Gardës së Republikës, Gramos Sako.

10:00
Dy aksidente automobilistike në Dibër, arrestohen të rinjtë

Dy shtetas janë arrestuar në qytetin e Dibrës, ku njëri prej tyre është ndaluar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjende të dehur e ndërsa shtetasi tjetër aksidentoi një këmbësore.

09:59
Ardi Veliu kalon Vettingun! I pastër në 3 shtylla, vazhdon sërish detyrën

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mundur të kalojë me sukses nën filtrin e Vettingut.

09:53
Bie akuza për grupin kriminal “Bajri”/ Gjykata e Posaçme e dërgon dosjen në Shkodër

Ka rënë akuza për grupin e strukturuar kriminal “Bajri”, ku Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka konstatuar moskompetencën e SPAK në gjykimin e çështjes së këtij grupi.

09:51
Barcelona dhe Reali në garë për Adama Traore

Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid.

09:45
Përmbyset makina në Elbasan- Peqin, plagosen dy persona – Foto

Një aksident automobilistik është shënuar në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas.

09:42
​Haradinaj takon bashkatdhetarët në Nju Jork

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

09:40
Kurti në Klinë: Erërat shkaktuan dëme, e rëndësishme që nuk kemi jetë të humbura

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi mëngjesin e sotëm komunën e Klinës. Shkak i kësaj vizite janë dëmet e mëdha të shkaktuara nga erërat e forta.

09:37
Negociatat, Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë

Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet, tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për AFP-në.