Shkrumbohet nga flakët një makinë në aksin Elbasan-Tiranë, reagon policia

10/05/2020 10:45

Elbasan-   Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë,  në fshatin Gracen, ka marrë flakë një  makinë tip “Pezho”, me drejtues K.B., i cili ka qenë në lëvizje e sipër.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe zjarrfiksja të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet. Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.

Top Channel