Të stresuar nga javët e gjata të karantinimit, njerëzit kanë kërkuar të jenë më pranë natyrës.

Në këtë fundjavë të ngrohtë maji ata kanë zgjedhur Kallmin, vetëm pak kilometra larg qendrës së qytetit të Durrësit për të pushuar të qetë dhe larg kufizimeve të diktuara nga pandemia.

Pushuesit kanë shijuar jo vetëm qetësinë dhe rrezet e diellit, po dhe tingujt e natyrës. Mbi gjiret e vogla detare dhe plazhet me guralecë dhe rërë, ngrihet kodra e gjelbëruar ku po kullot dhe kjo tufë dhensh.

Larg së përditshmes urbane dhe infrastrukturës, Kallmi ofron magjinë e natyrës, që aq shumë na ka munguar në këtë periudhë të pandemisë.

Top Channel