Policia greke vuri në pranga dy shqiptarë, të cilët u kapën me lëndë narkotike në Athinë.

Sipas mediave greke, policia kishte disa kohë që survejonte shqiptarët, dhe pas kontrolleve të kryera kapi 33 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte fshehur në dy banesa në kryeqytetin grek.

Krahas marijuanës janë sekuestruar 1 pistoletë, 5 fishekë, 1 thikë, peshore elektronike, 32.840 euro, 8 celularë, pjesë paketimi të drogës dhe 1 motor.

Top Channel