E premte, 07 Shkurt 2020
08:47
Klasikja shqiptare/ Vllaznia vs Tirana sot në orën 18:00

Java e 21 e Superligës nis më klasiken shqiptare, Vllaznia-Tirana. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër në orën 18:00 ku do të transmetohet live në SuperSport në Digitalb.

08:46
28 vite nga Traktati i Bashkimit Evropian

Në vitin 1992 është nënshkruar Traktati Maastricht, i cili hapi rrugën për krijimin e Bashkimit Evropian.Traktati i Mastrihtit njihet më shumë si Traktati i Bashkimit Evropian, pasi me të, nisi rruga që do të çonte në vitin 2002 në hyrjen në qarkullim të monedhës së përbashkët evropiane, Euro.

08:43
Bashkëshortja e Piatek: Nuk e refuzoi Tottenhamin prej meje!

Gjatë merkatos së janarit u fol gjatë për një kalim të mundshëm të Krzysztof Piatek te skuadra e Tottenhamit, por në fund negociatat nuk shkuan mirë dhe sulmuesi polak u transferua te ekipi gjerman i Herthës së Berlinit.

08:36
Papa Françesku takon besimtaren që e tërhoqi prej krahu

Ndoshta ky gjest nuk do të bëhet aq viral sa dhe video e parë, por ndoshta është një shëmbëlltyrë moderne për faljen.

08:21
Kurti viziton komunat që pësuan dëme nga erërat

Kryeministri Albin Kurti mëngjesin e sotëm do të vizitojë komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës për të parë nga afër situatën e krijuar pas erërave të forta që shkaktuan dëme e madje detyruan autoritetet lokale të pezullojnë edhe mësimin në shkolla.

08:05
Incident në Beograd/ Daçiq sulmon verbalisht komisionarin e BE-së për Zgjerim

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shkaktuar një incident në Beograd, të enjten. Shefi i diplomacisë serbe e ka sulmuar komisionarin e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

08:01
Video/ Kur do të arresohet Agim Kajmaku? Ja si përgjigjet ministri Lleshaj në Open

I ftuar në Open në Top Channel ministri Sandër Lleshaj foli edhe për çështjen e Agim Kajmakut. Kur do të arrestohet Agim Kajmaku?- e pyeti gazetarja Anila Hoxha.

07:47
Parashikimi i motit/ Vazhdon moti i acartë, të hënën rikthehen reshjet

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

07:34
Tërmet në Greqi, zbuloni epiqendën dhe magnitudën

Vazhdojnë lëkundjet lëkundjet e tokës në gadishullin e Ballkanit. Kësaj radhe lëkundjet u shënuan në ishullin në Kretës në Greqi.

06:52
Ja sa ujë duhet të pini në ditë për të mbajtur peshën ideale

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

06:28
Për shëndet të mirë/ Këto janë ushqimet që duhet të hani patjetër çdo ditë

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për tu zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur shtrohemi në tryezë, është tepër e thjeshtë t’i dorëzohesh tundimit për të ngrënë ushqimet e preferuara. Po sikur rruga më e mirë drejt dobësimit të kalonte drejt tryezës? Sigurisht që rënia në peshë nuk është diçka e lehtë, por duke ngrënë ushqimet e duhura ajo është tërësisht e arritshme. Zbuloni në këtë artikull të AgroWeb.org ushqimet më të pasura me vitamina e minerale që duhet të konsumoni çdo ditë nëse dëshironi të dobësoheni.

06:21
Dhimbja e gjurit gjatë natës, ja si ta trajtoni në shtëpi

Dhimbja e gjurit që shfaqet kryesisht natën, mund të prekë kryesisht njerëzit që vuajnë nga artriti. Në raste të tjera ajo shfaqet si pasojë e problemeve me nervat e këmbës. Dhimbja mund të bëhet kronike dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit.

05:42
Kundërthënie për fatin e mjekut që paralajmëroi koronavirusin e ri

Mediat kineze kanë ndryshuar një raport në të cilin thuhej se ka vdekur mjeku që ka paralajmëruar për rrezikun e koronavirusit të ri. E përditshmja shtetërore, Global Times ka thënë se Li Wenliang ka vdekur në Vuhan, mirëpo më vonë ka raportuar se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

05:19
Rikthimi i dhunës lë palestinezë të vrarë dhe izraelitë të plagosur

Pas prezantimit të planit të presidentit amerikan, Donald Trump për paqe në Lindje të Mesme, është rikthyer dhuna në mes të Izraelit dhe palestinezëve. Forcat izraelite kanë vrarë tre palestinezë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor në 24 orët e fundit, kanë raportuar mediat.

04:34
Metodologjia e re, thelbi pak ka ndryshuar

Komisioni i BE-se dëshiron ta ketë mirë me të gjithë: Edhe të marrë parasysh kërkesën e Francës për reformimin e zgjerimit, edhe të ruajë perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

03:14
Koment: Turpi i Gjermanisë

Zgjedhja e kryeminitrit të ri të Tyringjisë me votat e partisë AfD shënon shkelje të tabuve. Kjo dëshmon se sa të thella janë mosmarrëveshjet në luftën e ekstremizmit të djathtë, mendon kryeredaktorja e DW Ines Pohl.

02:35
FBI, Kina rreziku më i madh

FBI-ja shpalli të enjten Kinën si kërcënimin më të madh për forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane “duke përdorur çdo mjet të nevojshëm”. Ai shtoi se 56 zyrat rajonale të agjencisë kanë hapur rreth 1 mijë hetime lidhur me përpjekjet nga ana e Kinës për të vjedhur teknologji.

01:54
Ethet e derrit alarmojnë Greqinë/ Autoritetet qetësojnë opinionin: Nuk transmetohet tek njeriu

Në alarm ndodhen organet greke pas deklaratës së Ministrisë së Zhvillimit Bujqësor për shfaqjen e rastit të parë të etheve të derrit, që është lokalizuar në një fermë në rrethin e Serresit , 85 km në veriperëndim të Selanikut.

01:21
Gjyqi për Duty Free në Rinas/ Vendimi jepet në 11 shkurt, seancën e ndoqën diplomatë amerikanë dhe gjermanë

Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë u zhvillua këtë të enjte seanca e fundit për konfliktin mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për liçencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit. Këtë seancë e ndoqën edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Gjermane në Tiranë.

00:49
Me ligjin anti- KÇK, a ndiheni një super ministër? Ja si përgjigjet Sandër Lleshaj

Në Open në Top Channel u fol për operacionet anti- KÇK ku ka prodhuar debate të forta mes Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetarëve.

00:33
Lleshaj flet për tenderin që iu dha Agim Kajmakut: Më akuzuan mua, por unë nuk firmosa gjë

Lleshaj u shpreh se e kanë sulmuar shumë, por ai nuk ka firmosur asnjë tender, duke e hedhur fajin tek punonjësit, por këta të fundit i justifikoi duke thënë se janë burokrat dhe shikojnë vetëm procedurat.

00:17
Veshja e zëdhënëses së OFL-së, seksizëm? Sejamini debaton me ministrin e Brendshëm

Në Open në Top Channel u diskutua edhe për veshjen e që ka struktura e OFL-së. Ishte Sejamini ai që pyeti ministrin Lleshaj se cila është arsyeja që dalin vetëm femrat në deklaratat e kësaj strukture.

E enjte, 06 Shkurt 2020
23:47
U turpërua nga Real Sociedad në Bernabeu, Zidane flet pas ndeshjes: Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë

Real Madrid u eleminua nga Kupa e Mbretit në mënyrë surprizë pasi u mund 3-4 nga Real Sociedad. Pas humbje foli edhe trajneri i Los Blancos ku tha se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë por që Real Madrid do të vazhdojë rrigën e tij.

23:07
E bujshme/ Real Madrid ndjek rrugën e Atleticos, eliminohet nga Kupa e Mbretit

Reali i Madridit ka dështuar në rrugën drejt triumfit në Kupën e Spanjës, pasi është eliminuar në çerekfinale në mënyrë surprizë nga skuadra baske e Real Sociedadit, që ia doli të triumfojë me shifrat 3-4 në “Santiago Bernabeu”.

22:58
Alketa Vejsiu në Sanremo: Kjo është pika më e lartë në karrierën time

Alketa Vejsiu u ngjit sonte në skenën e madhe të festivalit të muzikës “Sanremo”. Moderatorja shqiptare po prezanton natën e tretë të festivalit italian bashkë me të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

22:56
Goditja e pasurisë kriminale/ Lleshaj zbulon në “Open” sa do të zgjasë aksioni i OFL

Plotë një vit është parashikuar që të zgjas aksioni i Operacionit Forca e Ligjit. Lajmin e ka dhënë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në emisionin Open në Top Channel.

22:49
Çfarë do të ndodhë me pasuritë që kriminelët kanë tek familjarët? Përgjigjet Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj i ftuar në Open ka thënë se ligji parashikon që çdo pasuri e të dënuarve për vepra kriminale të hetohet edhe nëse ajo është kaluar tek familjarët. Sipas Lleshaj çdo familjarë nëse rezulton se ka të afërm me të shkuar kriminale do të duhet të justifikojë pasurinë.

22:38
Hoxha: A rrezikon të bllokohet SPAK me dosjet e OFL? Si përgjigjet ministri Lleshaj

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha në emisionin Open ka pyetur ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj nëse do të mbingarkohet SPAK me dosjet e OFL. Kësaj pyetje Lleshaj i është përgjigjur duke thënë se kjo gje nuk do të ndodhë. Sipas Lleshajt SPAK ka marrë një fuqizim më tepër me ligjin e ri.

22:33
OFL prek edhe Saimir Tahirin?

Ministri Lleshaj është i ftuar në emisionin Open në Top Channel përballë një paneli gazetarësh ku po komentohen zhvillimet e fundit.

22:30
Në Top Channel producenti i medias më të madhe ndërkombëtare Fremantle, Luana Vjollcës i besohet autorësia e plotë e emisionit me rekord audience “Take Me Out”

Luana Vjollcës i është besuar nga producenti ekzekutiv i medias ndërkombëtare “Fremantle” Andrew Wightman, autorësia e plotë e emisionit “dating” më të suksesshëm në botë “Take Me Out”.

22:25
Foto/ Njerëz që nuk kanë të ndalur, 18 shpikje që do t’ju befasojnë

Sot, teknologjia është kudo, dhe ne varemi prej saj për pothuajse gjithçka. Jeta jonë është krejtësisht e ndryshme nga ajo e të parëve tanë.

22:19
Policia po kthehet në ushtri të qeverisë! Bushati përplaset me ministrin Lleshaj

Një tjetër debat u bë mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Brendshëm të Sandër Leshaj. Debati nisi kur Bushati tha se më këtë ligj policia po kthehet në ushtri të qeverisë.

22:13
Anila Hoxha: Pse nuk arrestohet Altin Hajri? Lleshaj: Ndonjëherë më mirë është sekuestrimi i pronës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel ku foli për operacionet anti- KÇK. Lleshaj pati debat me gazetaren Anila Hoxha për veprimet e OFL.

22:04
Lleshaj: Shqiptarët janë mëkatar spektakolar nga natyra

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ftuar në Open në Top Channel ku foli për operacionet anti- KÇK. Lleshaj pati debat me gazetarët për mos veprimin e policisë ndër vite.

22:02
Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në anijen me të infektuarit nga Koronavirus

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga virusi korona.

22:01
Tenderi Kajmakut, Lleshaj ua hedh fajin punonjësve: Unë nuk kam firmosur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për herë të parë në lidhje me tenderin që i është dhënë gruas së Agim Kajmakut, në kohën kur ky i fundit ka qenë në kërkim.

21:58
Hoxha: Pse po veprohet me kaq bujë? Lleshaj tregon kush i harton listat që “goditen” nga OFL

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Open” ka pyetur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për operacionet e bëra nga OFL, ndërkohë që i ka kërkuar që të shpjegojë edhe pse shihen më parësore sekuestrimi i pronave sesa arrestimi i kriminelëve.

21:58
Parashikimi i motit hapësinor: Toka ka hyrë në rrjedhën e pjesëzave diellore

Toka ka hyrë në kursin e një rrjedhe të vazhdueshme pjesëzash të lëshuara nga dielli, të cilat mund të kenë pasoja në motin e planetit tonë.

21:44
Marrëveshja me Libinë, grupi i të drejtave: Italia bashkëfajtore në abuzimin e emigrantëve

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër Italinë për marreveshjen e kthimit të refugjatëve në qendrat e Libisë, për të cilat emigrantët kanë treguar rrëfime tmerri me tortura e përdhunime si ngjarje të përditshme.

21:43
Anti KÇK-ja, ministri Lleshaj: Është proces administrativ, jo penal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sqaruar për herë të parë se çfarë është paketa “Anti KÇK” që po zbatohet nga “Operacioni Forca e Ligjit” dhe çfarë synon të arrijë. Në emisionin “Open” në Top Channel, Lleshaj theksoi se antiKÇK-ja nuk synon procedimin penal të personave të listuar, por është një proces administrativ.

21:38
Lleshaj debat me analistët në “Open”: Në Shqipëri vriten tre herë më pak njerëz se në SHBA

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në “Open” në Top Channel ka debatuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajt për sa i përket kriminalitetit në vend.

21:35
250 subjekte në shënjestër të OFL? Përgjigjet Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i ftuar në Open përballë gazetarëve ku do të flasë për ngjarjet e fundit në vend.

21:31
U raportua se kishte ndërruar jetë, por gjithçka ka qenë një gënjeshtër, doktori i koronavirusit është gjallë

Doktori kinez është gjallë! Disa orë më parë, media shtetërore e Kinës dhe lajmin se ai kishte ndërruar jetë nga koronavirusi, por gjithçka ka qenë një gënjeshtër.

21:29
Anila Hoxha ministrit Lleshaj: OFL më duket si një film aksion që pak nga pak do kalojë në telenovelë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i ftuar në Open përballë gazetarëve ku do të flasë për ngjarjet e fundit në vend.

21:17
Njihuni me drogën “Zombie”, shpërfytyron përdoruesit dhe i kthen në kanibalë

Një lloj e re droge ka filluar të pushtojë me ritme të shpejta tregun amerikan dhe ndoshta për pak kohë mund të eksportohet edhe jashtë kufijve të saj.

21:06
Kryeministri Albin Kurti takoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, takuan ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini.

21:03
Nëna e akuzuar për vrasjen e të birit dy-vjeçar vdes në spital

Një grua britanike e akuzuar për vrasjen e djalit të saj dy-vjeçar ka vdekur në spital pas arrestimit në Finlandë.

20:57
Coronavirusi/ Rrezikohet gara e Kinës, virusi mund shtyjë çmimin e madh

Pasiguria vazhdon të rrethojë Çmimin e Madh të Kinës në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Coronavirusi që ka shpërthyer në vendin aziatik po mban në ankth organizatorët e kësaj gare dhe vetë drejtuesit e Formula 1 që ende nuk kanë marrë një vendim në lidhje me të dhe që mund ta shtyjnë për në fund të sezonit.

20:48
Rusët në karantinë për koronavirusin, nisin ‘reality show’ në Siberi

Në një pyll të Siberisë, më shumë se 140 rusë dhe të tjerë të evakuuar nga epiqendra e koronavirusit të panjohur Wuhan, janë mbyllur në një sanatorium që patrullohet nga garda kombëtare që nuk lejon asnjë të hyjë ose të dalë.

20:45
Pogba do të lërë “djajtë e kuq” në verë

Rrugët mes Paul Pogba dhe Manchester United janë të destinuara të ndahen në fund të këtij sezoni.

20:41
Roma akuzon arbitrat e Serie A, për favorizimin e ekipeve

Në pak ndeshje të zhvilluara Roma e sheh veten jashtë zonës së Champions për shkak të golaverazhit, në një situatë e cila mund të degradojë më shumë nëse nuk merr maksimumin edhe të premten ndaj Bolonjës. Trajneri i ekipit kryeqytetas, duke marrë shkas edhe nga ndeshjet e fundit, akuzoi arbitrat se nuk përdorin të njëjtën njësi matëse për të gjithë, praktikisht favorizojnë skuadra të caktuara.

20:40
Skandal/ Kryebashkiaku i ndërton shtëpinë gjyshes me fondet e tërmetit

Tërmeti i 1 qershorit 2019, i cili preku disa fshatra të rrethit Devoll, dëmtoi shumë banesa në fshatin Vidohovë. Në këtë fshat u rindërtuan disa banesa nga fillimi, ndërsa disa të tjera u rikonstruktuan.

20:31
‘Foleja e grerëzave’ te PSG, do e paguajë…trajneri

Kontrolli i dhomave të zhveshjes është ndoshta një nga detyrat më të vështira që kanë trajnerët në futbollin modern, e kjo po rikonfirmohet te Paris Sën Zhermen.

20:23
Pamje ngjethëse/ Policia Kineze përdor zinxhirë dhe dry për të izoluar personat e infektuar me koronavirus

Ditët e fundit janë bërë virale video tronditëse të policëve kinezë që mbyllin personat e dyshuar si mbartës së koronavirusit, brenda shtëpisë së tyre. Oficerët e policisë shikohen duke mbyllur dyert me zinxhirë dhe dry.

20:21
Studiueset e spitalit Spallanzani refuzojnë ftesën në Sanremo: Kemi punë me koronavirusin

Rosaria Capobianchi, Francesca Colavita e Concetta Castilletti, studiueset mjekësore italiane që kanë arritur të izolojnë koronavirusin e panjohur, refuzuan sot ftesën për në festivalin e Sanremos megjithse u ftuan përmes rrjetit Rai dhe ministrisë italiane të shëndetësisë.

20:12
Pasojat e koronavirusit/ Marketet boshatisen dhe nuk tregtojnë më asgjë

Kina dhe e gjithë bota është tronditur nga koronavirusi, që deri më tani ka marrë qindra jetë njerëzish.

20:12
Misioni i OSBE-së premton vazhdimin e mbështetjes për Kuvendin e Kosovës

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së, njëherësh ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

20:07
Tifozi i Tiranës prej 58 vitesh/ Muhamed Zalta: U preka shumë pasi fituam derbin e fundit

Prej 58 vitesh ai është tifoz i Tiranës. Muhamed Zalta madje ka një kujtesë për ta pasur zili.

20:04
Mazhoranca asnjë hap pas për shkarkimin e Metës. Deputeti socialist Adnor Shameti flet në Top Talk për procedurën

Ditën e sotme i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cili është edhe anëtar i komisionit të ligjeve.

19:59
Numri i viktimave të ortekut masiv në Turqi rritet në 41

Numri i njerëzve të vrarë në dy ortekë madhorë që përfshinë një faqe mali në provincën lindore turke Van është ritur në 41, raportonin mediat vendase.

19:58
Flamurtari merr “ok” nga Fifa/ Paguhen 80 mijë euro detyrime për të kaluar emergjencën e merkatos

Flamurtari përkohësisht zgjidh çështjen e borxheve që e lan të ngrirë në merkaton e dimrit. 80.000 euro janë paguar prej ditësh tashmë, por FIFA me sa duket nuk është mjaftuar me gjetjen e parave.

19:54
Shqipëri/ Veshjet kundër koronavirusit, caktohen edhe vendet për karantinë

Tanimë që koronavirusi i ri është përhapur në 25 shtete madje edhe në vendet fqinje me ne, Shqipëria ka shtuar masat në pikat kufitare. Komiteti teknik ka ndryshuar mënyrën e kontrollit te ne në të gjitha pikat kufitare në vend.

19:50
Pak psikologë në shkolla/ Nxënësit në pjesën më të madhe nuk marrin dot ndihmë

Nxënësit trokasin në zyrën e psikologut shkollor, por e gjejnë atë të mbyllur.

19:46
Pa qejf në punë/ Psikologët: Në Shqipëri krijohet ambient acid

Njeriu kalon kohë cilësore nga jeta e tij, në punë. Për rrjedhojë ambienti ku punon duhet të jetë motivues dhe zhvillues për individin. Por psikologët thonë se si në institucionet shtetërorë edhe në kompanitë private ambienti është acid, gërryes për punëtorët dhe pritshmeritë që kanë ata për veten dhe kompaninë.

19:44
Pakistani fut në shërbim skuadronët e parë me avionë JF-17B të prodhuar në vend

Forcat ajrore të Pakistanit do të marrin së shpejti avionët e parë JF-17B, tip i lehtë me dy vende, pas daljes nga impjantet e prodhimit në dhjetor 2019.

19:42
Lleshaj sonte në “Open”/ Do të flasë për paketën “Anti-KÇK” dhe atentatet mafioze

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin Open në Top Channel është i ftuar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

19:40
Rama në Këshillin i Sigurimit/ Flet për prioritetet e OSBE, krizën në Ukrainë, luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Nga pallati i qelqtë në Nju Jork, kryeministri Edi Rama e konsideroi marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria si një ndër ngjarjet më madhore.

19:34
Veliaj takim me ambasadoren Kim: Investimet e SHBA-së në Shqipëri, mundësi punësimi për shqiptarët dhe amerikanët

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

19:32
Politano: I lumtur te Napoli, dua Europianin me Italinë

Pas disa muajsh në hije te Interi, pasi nuk përshtatej me skemat e trajnerit Antonio Conte, Mateo Politano iu bashkua Napolit në muajin janar dhe debutoi menjëherë në sfidën që të kaltrit fituan me rezultat të thellë ndaj Sampdorias.

19:30
“30 qershori nuk forcoi demokracinë”/ Konkluzionet e vizitës së delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE

Delegacioni Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, kanë publikuar konkluzionet e një vizite dy ditore në Tiranë, ku në fokus ishin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019.

19:18
Zgjedhjet e parakohshme? Basha: Uroj shumë, modeli maqedonas garanci për rregulla të barabarta loje

Teksa ishte në një lidhje ‘Live’ në Facebook kreu i PD, Lulzim Basha u është përgjigjur disa pyetjeve nga qytetarët. Një prej tyre e ka pyetur kreun e Partisë Demokratike nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, ndërsa Basha i është përgjigjur se këtë e uron shumë .

19:14
Guvernatori indian: Muslimanët të ushqehen me plumba, jo me briani

Kreu i një province indiane të lidhur me qeverinë e kryeministrit Narendra Modi ka provokuar ndjenjat anti-muslimane në shtetin e tij duke kërkuar shtypjen e protestuesve muslimanë ndaj një ligji të ri të qytetarisë në shtetin e tij.

18:58
“Bënë gjithçka për të na shkatërruar”, Trump sulmon Pelosi, Romney, pas rrëzimit të akuzave

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi dje krizën e rëndë të akuzave të shkarkimit duke u çliruar prej tyre në Senat, dhe u rikthye në positën e tij të preferuar, atë të sulmeve verbale ndaj kundërshtarëve.

18:55
Humb jetën në mënyrë misterioze kampionia franceze e sërfit

Humb jetën në mënyrë misterioze në Australi kampionia kombëtare e Francës në sërf. Poeti Norvac vdiq në bregun e plazhit në Queensland, vetëm pak javë nga transferimi i saj nga Franca në Australi.

18:44
Vrau mbi 3 mijë persona, humb jetën krahu i djathtë i Pablo Escobar

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare, vrasësi kryesor që punonte për Pablo Escobar, Jhon Jairo Velazquez. Instituti Kombëtar i Ndëshkimit dhe Burgjeve në Kolumbi konfirmoi se Velasquez vdiq në orët e para të mëngjesit në Institutin Kombëtar të Kancerit në kryeqytet.

18:44
“Je i “omli” i Tironës”, këngëtari zbulon komplimentin më domethënës që ka marrë

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Çiçi, është një nga emrat e pjesëmarrësve në festën e organizuar për 100 vjetorin e Tiranës.

18:41
Merr formë stadiumi i ri i Kukësit

Nis të marrë formë stadiumi i ri i Kukësit, një investim shumë i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukurës në vend, i qeverisë i Federatës Shqiptare të Futbollit.

18:40
Basha kërkon votim elektronik në zgjedhjet e ardhshme: Prioritet në tryezën e Reformës Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se votimi elektronik do të jetë prioritet i partisë që ai drejton në mënyrë që shit-blerja e votave të bëhet sa më e vështirë.

18:39
“Gjyshi me mbesën”, milioneri dhuratë luksoze të dashurës 25 vite më të re

Komentuesit në rrjete sociale i kanë “pagëzuar” me sinonimet “gjyshi me mbesën” për shkak të diferencës 25 vjeçare në lidhjen e tyre romantike.

18:33
Zbulohet një rast i pazakontë i ”lopës së çmendur”

Një rast i pazakontë i encefalopatisë sponxhiforme të gjedhit, e ashtuquajtur sëmundja e “lopës së çmendur”, është zbuluar në Zvicër, megjithatë pa rrezik për shëndetin e njerëzve, njoftoi sot Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (OSAV) në Zvicër.

18:32
Brexit/ Më shumë se 3,000,000 evropianë aplikojnë për leje qëndrimi në Britani

Më shumë se 3 milionë qytetarë të BE kanë aplikuar për të jetuar e punuar në Britani pas Brexit, njoftonin shifrat qeveritare britanike me më shumë se 1 milionë prej tyre të ardhura vetëm nga Londra.

18:30
Sëmundja e plakjes së trurit – Përse prek më shumë gratë

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo.

18:28
SHBA/ Meta fton në Shqipëri Kryetarin e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Ron Johnson

Teksa ndodhet në Shtete e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i vendit Ilir Meta është pritur ditën e sotme nga Senatori Republikan Ron Johnson, Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe i Nën-Komisionit për Europën.

18:28
Ekskluzive/ Edi Rama vizitë në Rusi, zbulohet data

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi.

18:27
Tronditëse/ 10-vjeçarja u përdhunua, u godit me gurë, më pas u varros e gjallë nga komshiu

Një vajzë dhjetë vjeçare është duke luftuar me jetën e saj, pasi u dhunua brutalisht, u godit me gurë dhe më pas u varros e gjallë nga komshiu i saj 21 vjeçar.

18:20
Shtohet Alarmi/ Rasti i tretë me koronavirus në Angli, i prekuri nuk erdhi nga Kina

Është shënuar rasti i tretë me koronavirus në Britaninë e Madhe. Sipas medieve vendase i prekuri me virusin vdekjeprurës nuk ka ardhur nga kina dhe kjo ka shtuar alarmin për autoritetet britanike. Pacienti është diagnostifikuar me koronavirus në Brighton para se merrej he të futej në karantinë në spitalin e Londrës.

18:18
Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin.

18:14
Menduam se ishin “hajdutë fëmijësh”/ Fshatarët e “tërbuar” sulmojnë brutalisht fermerët

Një fermer u vra dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë nga një turmë e egërsuar njerëzish në një fshat në Indi, pas thashethemeve të rreme që u përhapën, se ata ishin “hajdutë fëmijësh”.

18:10
India do të ketë më shumë specialistë të sistemeve S-400 se çdo vend përveç Rusisë

Rusia ka njoftuar se shpejti do të nisin trajnimet e personelit indian pas nënshkrimit të kontratës 5.4 miliardë dollarë të blerjes së pesë batalioneve me sisteme kundër-ajrore ruse S-400.

18:02
Asnjë i lënduar/ Tërmet 6.1 i shkallës rihter, ja ku u ndje lëkundja më e fuqishëm e ditës së sotme

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur jugun e Filipineve ditën e sotme. Lëkundja sizmike ishte 6.1 rihter ndërsa epiqendra sipas medieve vendase ka qenë në Mindanao. Sipas Institutit Filipin të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) ku ishte një tërmet mesatarisht i fortë.

17:56
Shkencëtarët gjejnë mënyrën për prodhimin e energjisë elektrike nga errësira

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë “panele antidiellore” që funksionojnë të kundërtën e diellit – gjenerojnë energji elektrike në errësirë, në vend që ta kenë diellin si burimin e tyre.

17:53
Rama në OSBE: Do promovojmë gratë, e kam provuar në qeverinë time

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet “Facebook” ka shpërndarë fjalën e tij të mbajtur në Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të prezantuar prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE -së.

17:43
Një arsye për të mposhtur dhimbjen! Prindërit e Marvi Mihalit që u vra për një karikues sjellin në jetë një vajzë

Tre vite më parë, sherri për shitjen e një aparati celular mes disa të rinjve përfundoi tragjikisht për Marvi Mihalin. E gjithë zënka ndodhi për një karikues, ndërsa ky sherr banal i mori jetën 19-vjeçarit, i cili ishte djali i vetëm i familjes Mihali.

17:36
“Të punojë nën udhëheqjen e SPAK”, Soreca për OFL: Ndiq paratë mënyra e duhur për të luftuar krimin

‘Shqipëria ka shanse t’i hapë negociatat përpara samitit të Zagrebit’ Ky ka qenë qëndrimi i Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ditën e sotme ishte në Vlorë në kuadër të prezantimit të gjetjeve në kuadër të projektit ” Bashkitë për në Europë”.

17:30
Veliaj pret Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Steven Winberg, bashkëpunim në përdorimin e energjisë së pastër

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë Fosile, Steven Winberg, me të cilin bisedoi mbi transformimin që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, por edhe ambicien e Tiranës për të qenë lider në rajon, sa i takon nismave për burime të pastra dhe të qëndrueshme energjie.

17:29
Miliarderi bujar! Lë bakshish shumën e 5000 dollarëve, kamerierja fatlume dridhet nga emocionet!

Miliarderi Ernie Boch nga Boston, i la një kameriereje një bakshish që kapte shifrën e 5000 dollarëve, kur vakti që ai kishte konsumuar kushtonte vetëm 157 dollarë.

17:26
Ja pse “parajsa mbi tokë” ka nevojë për më tepër vizitorë

Një vend i pabanuar më parë, derisa u zbulua nga Portugezët në fund të Shekullit XV, Sao Tome dhe Principe është një “arkipelag” i vogël i vendosur në Gjirin e Guinesë.

17:14
Shkatërrohet banda e gangsterëve shqiptarë në Europë, arrestohen 25 persona të përfshirë në trafik droge

25 persona të cilët sipas Europol janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptarë janë vënë në prangat e policisë pas një aksioni super të organizuar në disa vende të ndryshme të Evropës.

17:10
22 vjeç, miliardere dhe seksi…(FOTO)

E re, e pasur dhe seksi…Kylie Jenner duket se i ka të gjitha që do të dëshironte një 22 vjeçare.

17:09
Top Talk/ Ja si do shkarkohen gjyqtarët dhe prokurorët e KÇK-së

Ditën e sotme i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cili është edhe anëtar i komisionit të ligjeve.