Si do të luhet futboll? FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë diskutojnë projektin

10/05/2020 00:45

Pas mëse 2 javësh kërkesash dhe dy letrave dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, FSHF më në fund është ulur përballë drejtuesve të komitetit teknik të MSH e kryesuar nga Mira Rakacolli dhe ku ishin edhe përfaqësues të FSHF, ndërkohë që në të mori pjesë edhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, ku u diskutuan për rregullat e reja dhe mënyrën sesi do të kthehet futbolli në fushë.

Data 18 maj është përcaktuar nga Ministrja e Shëndetësisë, por FSHF kërkon që kjo datë të afrohet me tepër dhe mesa duket, për të gjithë protokollin e diskutuar kjo ka qenë edhe pika kyçe më e diskutuar për të pasur ndoshta një datë tjetër për rifillimin më shpejt të stërvitjes dhe më pas të kampionatit shqiptar.

Top Channel