“Muri shqiptar”/ Vlerësime spanjolle për futbollistin Marash Kumbulla

09/05/2020 13:38

Marash Kumbulla ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në futbollin italian teksa disa klube me në krye Interin kërkojnë mbrojtësin shqiptar.

Por duket se edhe në Spanjë kanë filluar të dëgjojnë për 20 vjecarin e përfaqësueses shqiptare ku e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ i ka dedikuar një artikull të tërë me titullin: Kumbulla, muri shqiptar për të cilin po bëhet luftë në Itali.

‘Vetëm një mrekulli do të bëjë që Marash Kumbulla, 20 vjec, të vazhdojë të luajë për Veronën sezonin e ardhshëm-e nis artikullin e përditshmja e njohur sportive në Spanjë për Marash Kumbullën teksa e cilëson atë ai një prej mbrojtësve më të kërkuar dhe yllin e përfaqësueses shqiptare edhe pse ka luajtur vetëm 1 ndeshje me fanelën kuqezi.

‘Kumbulla nuk është vetëm një mur që mbron për mrekulli në zonë dhe jep ndihmën e tij kur i kërkohet, por tregohet edhe një lojtar i guximshëm në luftën për top pa e vrarë shumë mendjen se për këtë i duhet të braktisë pozicionin e tij-theksohet më tej te kjo e përditshme.

El Mundo Deportivo vijon artikullin e saj për kumbullën duke vënë në dukje edhe aftësitë e tij në lojën me topin në këmbë, lehtësinë e tij për t’u mbrojtur duke i përdorur të dyja. Përveç kësaj, duke qenë se është 1.9 m i gjatë, Kumbulla është një element i rëndësishëm në strategjitë e lojës si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Në ndeshjen me Sampdorian, Kumbulla shënoi golin e tij të parë në Serie A, por sfida me Juventusin ka bërë që vëmendja drejt tij të shtohet.

Ishte muaji shkurt, pak kohë para se të shpallej gjendja e emergjencës për shkak të coronavirusit dhe në atë sfidë, Kumbulla ishte njeriu kyc, me Veronën që për më tepër e fitoi përballjen me gjigantët italianë 2-1. Ishte ndeshja kur Kumbulla fitoi të gjitha duelet individuale me vetë Cristiano Ronaldon duke treguar se tashmë është gati për përballjet e mëdha.

Top Channel