Nga bad boy në baba shembullor, Reperi shqiptar: Duhet të isha bërë baba më parë

09/05/2020 17:08

Këtë të shtunë, reperi i njohur Lazy ka qenë i ftuari i Kilda Hysenbegasit në Pop Culture. Ai ka rrëfyer se përveç të qenit një”bad Boy” di të jetë edhe një baba shembullor.

Ai është pyetur nëse ka një peng në jetën e tij përsa i përket karrierës muzikore dhe reperi ka tregur:

Nuk kam asnjë peng, kam bërë çdo gjë që kam dashur, por jam bërë pishman që nuk jam bërë më shpejt baba!

Më tej, Lazy ka treguar se kujdeset tepër për të birin, madje ka pranuar edhe faktin që i ka ndërruar pelenat, ndonëse jo të gjithë baballarët e bëjnë.

Top Channel