Sot ka ditëlindjen gjyshja e Kesjonës. Për 8 vite mbesa nuk ka mundur të festojë pranë saj, sepse nënë  Zyriko jetonte në Greqi. 9 majin e këtij viti Kesjona kishte planifikuar të shkonte te gjyshja që është zhvendosur e vetme në Korçë .

Por për shkak të situatës, së pari ajo nuk udhëton dot nga Tirana drejt qytetit të Korçës e nga ana tjetër edhe nëse kjo do të ishte mundur, Kesjona nuk do i rezistonte dot përqafimeve të saj dhe ndaj për ta mbrojtur ju drejtua Top Channel për ta surprizuar.

Kesjona nuk takon dot gjyshen, por lulet kanë mbërritur në derën e saj me ndihmën e koleges Dhorjela Çules.

Top Channel