Protesta te sheshi “Skënderbej” dhe Teatri/ Basha: Rama akt lufte ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë

09/05/2020 15:53

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter sërish për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës si edhe për protestën e sotme në Sheshin Skënderbej.

Sipas tij, kryeministri Rmaa ka vulosur një akt lufte ndaj artit dhe popullit shqiptar me këto veprime.

Statusi

Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.

Top Channel