Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkë-bisedim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca, nëpërmjet një video konferencë.

Pas kësaj, Basha me anë të një postimi në rrjetin social “twitter” shpreh mirënjohjen për mbështetjen e BE për krizën ekonomike dhe pandemike në vend.

“Mirëpresim vendosmërinë e BE Flag of European Union për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Flag of Albania pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit”, shkruan më tej kreu i PD-së.

Postimi i plotë:

“Me amb @LSorecaEU në #EuropeDay: mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE ??për ?? kundër #COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.
@pdshqiperi e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e ?? në ?? realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE ?? për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për ?? pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit”.

Top Channel