Vetting në kohë pandemie/ KPK publikon protokollin se si do të zhvillohen seancat

10/05/2020 12:24

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se së shpejti do të rinisë punën me seancat, por ende nuk është paraqitur një datë fikse se kur gjyqtarët dhe prokurorët të kthehen në ambient e Pallatit të Kongreseve ku mbahen edhe seancat.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bën me dije se në këtë protokoll përfshihen, përfaqësuesit e ONM, stafi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët. Në këtë protokoll parashikohen masa strikte për të shmangur përhapjen e Covid-19.

Prokurorëve dhe gjyqtarëve që do të hyjnë në seancë do tju matet temperatrura. Çdo person që do të futet në sallat ku do të mbahen seancat duhet të paraqiten së paku 30 minuta para. Ata do të kalojnë nëpërmjet një tuneli me dizinfektues në ambientet e jashtme të sallës, ndërsa duhet të jenë të pajisur me maska. Edhe për sa u përket mediave në protokoll thuhet se në sallë do të lejohen vetë, 7 kamera dhe 13 gazetarë duke ruajtur distancimin social.

Deri më tani KPK thotë se janë vlerësuar 246 subjekte përfshirë edhe prokurorë e gjyqtarë që kanë dhënë dorëheqjen. Nga këta 102 subjekte janë shkarkuar. Në total vettingut po i nënshtrohen 794 subjekte.

Top Channel