Është një nga fshatrat më të veçantë në jug të Shqipërisë, për nga vlerat historiko- natyrore, traditat, arkitekturën dhe historinë e tij.

Fshati që ka ruajtur me fanatizëm gjuhën shqipe edhe në periudhën kur shkollat e meshat bëheshin të gjitha në greqisht. Fshati që i ka mbijetuar luftërave dhe malarjes.

Sot, një nga atraksionet më të shkëlqyera turistike që ka megjepsur francezë e plot turistë, të blejnë shtëpi në fshatin e vjetër. Madje jo vetëm kaq, por janë dhe shumë europianë të tjerë të cilët po i magjeps ndërtimi i këtij fshati mbi mal, përbri detit.

Banorët këtu të rrëfejnë të kaluarën dhe të tashmen duke të paraprirë edhe mesazhin e mbijetesës së shqiptarit ndaj kombit. Cili është ky? Në Qeparo flitet vetëm shqip edhe kur presioni turk ka qenë i ndjeshëm.

E ç’bukuri ka bota më shumë, tanimë që dhe shëtitorja e ka kthyer Qeparonë buzë Jonit në një fshat bashkëkohor me bukuri karakteristike mesdhetare? Ndiqni “Fshatrat e Shqipërisë” nga Ilnisa Agolli.

Top Channel