SHBA/ Theu karantinën dhe shkoi për të bërë sërf, 26 vjeçari vdes nga sulmi i peshkaqenit

10/05/2020 18:30

Një 26-vjeçar nga Kalifornia e SHBA-ve, i cili theu karantinën dhe shkoi për të bërë sërf, është sulmuar nga një peshkaqen dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

Raportohet se 26-vjeçari ishte duke bërë sërf në plazhin “Beach Dollar Sand”, në Kaliforninë Veriore, kur një peshkaqen e sulmoi atë. Megjithëse autoritetet kishin urdhëruar mbylljen e plazhit, për shkak të koronavirusit, i riu e ka injoruar atë dhe ka shkuar për të ushtruar hobin e tij.

Pas mbërritjes së urgjencës mjekësore i riu është shpallur i vdekur. Sakaq, Departamenti i Parqeve në Kaliforni, shprehet e paqartë se çfarë specie e peshkaqenit e sulmoi burrin, por ky institucion pas ekzaminimeve do të përpiqet të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel