Përgatitja e një vakti gjatë natës dhe harresa e tij në mëngjes nuk është e vetmja gjë e çuditshme që mund të jeni duke bërë teksa flini.

Episodet që mund t’ju ndodhin kur jeni të pavetëdijshëm variojnë dhe bëhen të habitshme. Sjelljet “jo fort të zakonshme”, sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit, prekin 10 përqind të popullatës.

Përgjithësisht dy shkaktarët kryesorë të këtyre ndodhive janë mungesa e gjumit dhe stresi.

FOTO GALERI
1/6
Mesazhet/ Dërgimi i mesazheve me tekst ndërsa dikush fle, duken shumë të çuditshme, por nuk është fenomen befasues, meqë numri i njerëzve që flenë me telefonin pranë është shumë i madh. Një studim i Universitetit Villanova zbuloi se nga 300 studentë, 35 përqind e tyre çonin mesazhe kur flinin. Kjo nuk është gjë e dëmshme, por ama disi e sikletshme.

Top Channel