Përgatitja e një vakti gjatë natës dhe harresa e tij në mëngjes nuk është e vetmja gjë e çuditshme që mund të jeni duke bërë teksa flini.

Episodet që mund t’ju ndodhin kur jeni të pavetëdijshëm variojnë dhe bëhen të habitshme. Sjelljet “jo fort të zakonshme”, sipas Fondacionit Amerikan të Gjumit, prekin 10 përqind të popullatës.

Përgjithësisht dy shkaktarët kryesorë të këtyre ndodhive janë mungesa e gjumit dhe stresi.

FOTO GALERI
2/6
Ecja nëpër shtëpi/ Ecja në gjumë ndodh në fazën e tretë dhe të thellë të gjumit. Për shkak të kësaj, mund të jetë e vështirë për t’i zgjuar këta persona, kështu situata mund të bëhet “e rrezikshme”. Por pasojat ditën e nesërme mund të jenë më serioze. Të rriturit që ecin nëpër gjumë kanë një përgjumjeje të lartë gjatë ditës, ndjesi dobësie dhe simptoma ankthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA