Ndërsa Kalifornia fillon të hapet, hapa për shtimin e testeve

10/05/2020 05:30

Në Kaliforni, shteti më i populluar amerikan, masat e qëndrimit në shtëpi i kanë mbajtur rastet e COVID-19 relativisht të ulëta, por testimi për sëmundjen ka mbetur prapa.Nismat e reja nga guvernatori dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor synojnë ta ndryshojnë me shpejtësi këtë gjendje. Matt Dibble njofton.

Kalifornia ishte shteti i parë që miratoi masën për qëndrimin në shtëpi, dhe ky veprim i hershëm është lavdëruar për parandalimin e një virusi vdekjeprurës. Por shteti ka mbetur pas në testime. Me afro 40 milion banorë, Shteti i Artë ka testuar një pjesë më të vogël të popullsisë sesa pothuajse çdo shtet tjetër.

Konkurrenca për pajisjet e pakta të provave dhe pajisjet personale mbrojtëse ka penguar testimin. Ndërsa furnizimet po bëhen të disponueshme, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom synon të shpejtojë testimet. “Ne po kryejmë mesatarisht mbi 20,000 teste në ditë dhe jemi në për të përmbushur objektivin për 25,000 testime dhe të arrijmë në 60 deri në 80 mijë menjëherë pas kësaj.”

Ekspertët e kujdesit shëndetësor pajtohen se rihapja në mënyrë të sigurt kërkon ato të dhëna që vetëm testimi i zgjeruar mund të sigurojë. Ofruesit e kujdesit shëndetësor publik dhe privat në të gjithë shtetin po mobilizohen me shpejtësi. Kaiser Permanente po sjell këtë strukturë të madhe të testimit në internet në kohë rekord.

“Po hapim një laborator 650 metra katrorë i cili u ngrit për katër javë e gjysmë deri në pesë javë”, thotë Stephen Parodi me kompaninë Kaiser Permanente. “Është si shpejtësia e dritës. Dhe ne do të kemi kapacitetin për kryer rreth dhjetë mijë testime në ditë. ” Por testimi i vazhdueshëm në një shkallë të gjerë ka hasur pengesa të vogla.

“Me thënë të drejtën, një nga gjërat që na ka munguar janë tamponet e hundës për të bërë provat. Po punojmë me një prodhues vendas për tamponat me printerat 3D në mënyrë që të mund të bëjmë provat”, thotë Stephen Parodi me kompaninë Kaiser Permanente. Deri më tani, shumica e testimeve janë përqendruar te njerëzit me simptoma dhe ata që janë në kontakt me ta, duke përdorur një mostër të marrë nga sekrecione nga hunda ose fyti.

Por ka edhe teste të antitrupave të gjakut që mund të tregojnë nëse një person është ekspozuar ndaj virusit pa treguar simptoma, informacione që mund të jenë kritike për rihapjen e shoqërisë. “Një nga pyetjet e mëdha që ekziston: a mund t’i hapim gjërat me siguri dhe të mos kemi rizgjim të madh të sëmundjes? Këtu luan rol, testimi i gjerë i popullatës”, thotë Dr. Stephen Parodi.

Në herë të parë në Shtetet e Bashkuara, çdo banor i këtij qyteti rural – Bolinas, në Kaliforni – iu ofrua testimi falas COVID-19 i administruar nga studiues të Universitetit të San Franciskos. “Ne duam të kuptojmë se cila është gjurma virale në një komunitet si ky i yni dhe ta përdorim këtë informacion për të kuptuar përhapjen më të mirë në tërë komunitetin”, thotë Aenor Sawyer, drejtore e Testimeve Mjekësore.

Të dyja testet me tamponë dhe ato të antitrupave u administruan në më shumë se 1,800 banorët e këtij qyteti, duke u dhënë studiuesve një bazë fillestare mbi të cilën të gjurmojnë virusin. “Do të duhet të arrijmë në një pikë ku mund të bëjmë testime të përsëritura. Ne e dimë se në një ditë të caktuar një person u testua në Bolinas dhe ishte negativë. Nuk e dimë një ditë më vonë. Është një mundësi infektimi në kohë”, thotë Aenor Sawyer, drejtore e Testimeve Mjekësore.

Shumë nga vendet e reja të testimit në Kaliforni janë në zona urbane me rrezik të lartë, si dhe në zona rurale me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor. Megjithatë, zyrtarët e pranojnë, se ka ende shumë rrugë për të bërë./VOA

Top Channel