Vetting me maskë dhe doreza/ KPK publikon protokollin: Si do të zhvillohen seancat për gjyqtarë dhe prokurorë

10/05/2020 20:25

Pas ndërprerjes se procesit të vettingut nga pandemia e covid 19, Komisioni i pavarur i kualifikimit publikoi protokollin që duhet ndjekur nga të gjithë ata qe janë përfshirë në procesin e vettingut. Si fillim gjyqtarët e prokurorët që do dalin në seanca publike duhet të kenë parasysh se duhet të paraqiten 30 minuta përpara së njoftuar, pasi do ti nënshtrohen kontrolleve sikurse matja e temperaturës po edhe kushteve bazike qe nga mbajtja e maskës dhe veshja e dorezave

Kushtet të distancimit fizik do ti nënshtrohen të gjithë përfshi edhe vëzhguesit e Onm por edhe komisionerët  publikë dhe për këtë shkak është ngarkuar stafi i Onm qe të sigurojë kushtet e përshtatshme qe te realizohet ruajtja e distancës prej dy metrash edhe pse nuk jepet një datë e saktë se kur do të nisin seancat në protokoll parashikohet edhe prezenca e medias që do të jetë e kufizuar në sallë do të qëndrojnë vetëm 13 gazetarë dhe 7 kamera.

Seancat do vijojnë të mbahen në pallatin e kongreseve, ndërkohë për stafin komisionerët dhe vëzhguesit do të hyjnë përmes tunelit të dezinfektimit i instaluar në oborri e KPK.

Procesi i vettingut që u kontrollon gjyqtarëve e prokurorëve pasuritë, profesionin dhe profilin nisi në mars 2018  dhe prej atëherë janë konfirmuar në detyrë 89 gjyqtarë e prokurorë dhe shkarkuar 102 të tjerë përfshi edhe vendimet e ndryshuara të shkallës së dytë që nxori nga rruga e drejtësisë edhe . Në total numri i subjekte qe i janë nënshtruar vettingut është 794 gjyqtarë e prokurorisë, shumica e të cilëve vazhdojnë të presin furtunën e vettingut.

Top Channel