Conte jep lajmin e lumtur për italianët: Vera do të jetë ndryshe…

10/05/2020 10:28

ITALI- “Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karantinë. Po, mund të shkojmë në det, në mal, mund të shijojmë qytet tona edhe pse këtë vit do të jetë ndryshe me rregulla dhe me shumë kujdes.” kështu është shprehur kryeministri italian Giuseppe Conte.

Kujtojmë se Italia është ndër vende më të goditura nga Covid-19 në të gjithë botën, por fatmirësisht numri i viktimave ditore të shkaktuar nga ky virus është ulur.

Italia tashmë ka hyrë në fazën e hapjes nga masat shtrënguese të ndërmarra, por dilema ishte nëse njerëzit do të shijojnë dot verën pasi kanë rreth tre muaj në izolim.

“Ne presim evoluimin e kornizës epidemiologjike për të dhënë indikacione të sakta në data dhe programin gjatë muajve të verës. Por muajt në vijim do të jenë të vështirë””- ka thënë Contë Corriere della Sera”.

Ai foli edhe për krizën ekonomike që ka shkaktuar koronavirusi. “Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, nënvizoi ai.

Kryeministri Conte iu bëri thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë progresin e arritur duke neglizhuar kontrollet e higjienës dhe duke lejuar infeksionet e reja. “Sot më shumë se kurrë, fati i kombit tonë është në duar tona”, u shpreh më herët kreu i qeverisë italine.

Top Channel