19:28
Rafael Nadal konfirmon formën e mirë, udhëheq Spanjën në ATP Cup
Rafael Nadal konfirmoi përsëri formën e tij të mirë, teksa mundi në ATP Cup tenistin uruguaian Pablo Cuevas, duke humbur vetëm tre game gjithsej. Në Perth, në Bregun Perëndimor të Australisë numri 1 i botës pati nevojë për thjesht 73′ lojë, për të mposhtur numrin 45 të klasifikimit ATP. Ky kompeticion përbën një risi për këtë sport, për vetë formulën e përdorur, megjithëse për hir të së vërtetës me një format të tillë u paraqit nëntorin e kaluar gjithashtu edhe Kupa Davis, aktivitet të cilin siç dihet e fitoi pikërisht Rafa me Spanjën e tij.