E martë, 04 Shkurt 2020
22:05
I akuzuar për prostitucion, atentat dhe të paktën 21 vjedhje, dënohet shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij

Genci Hamzaj 43-vjeç është dënuar me tre vjet burg në Francë pasi akuzohet për të paktën 21 vjedhje të kryera në Lindje të këtij shteti. Ndërkohë së bashku më të është dënuar edhe bashkëpunëtori Lori Karrici i cili u dënua me dy vite burg.

21:58
Top Story/ Ekzekutimi i Shkëlqim Haklajt dhe hakmarrja e Fatmir Hakljat pa kaluar 24 orë

Fatmir Haklaj në krye të komisariatit e kishte çuar thuajse në zero kriminalitetin në zonë. Grabitësit nuk guxonin të përballeshin me ndëshkimin e tij. Kjo, nuk do të zgjaste shumë. Shënjestër do të ishte pikërisht familja Haklaj. Në Bajram Curri ishin përhapur fjalët se do të ekzekutohej Shkëlqimi, vëllai i tretë.

21:51
Top Story/ Momenti ku shënon nisjen e konfliktit të përgjakshëm mes Haklajve dhe Haki Hoxhës

Në 17 Shtator të vitit 1997, plagoset brenda sallës së parlamentit deputeti i sapozgjedhur i Tropojës Azem Hajdari. Ai qëllohet me armë nga kolegu socialist Gafurr Mazreku, gjatë zhvillimit të seancës plenare.

21:47
Top Story/ Vëllezërit Haklaj qëlluan në mitingun e PD-së në 1997, Berisha kërkoi “kokën” e Shkëlqim Haklajt!

Kur trageti mbërriti në Fierzë, Haklajt ishin në pritje të kufomave. Të zhgënjyer kur mësuan se Fatmiri ishte penguar të hipte në traget, Shkëlqim, Ylli Haklaj dhe të tjerë njerëz të tyre nisen drejt sheshit ku kreu i Partisë Demkratike kishte planifikuar të zhvillonte mitingun. Aty, regjistrohet një incident I rëndë. Pak para se të niste mitingu, Ylli Haklaj qëllon me breshëri kallashnikovi drejt altoparlantëve duke i nxjerrë jashtë funksionit. Gjatë tubimit, Shkëlqim Haklaj me një grup personash afrohet pranë podiumit dhe i drejtohet me sharje e ofendime të rënda Sali Berishës teksa ai mbante fjalim.

21:41
Stuhia përfshin Kosovën, mbeten pa energji elektrike 100 mijë qytetarë

Si pasojë e erërave të fuqishme që kanë përfshi në mbrëmjen e sotme Kosovën, janë shkaktuar dhjetëra dëmtime në rrjetin distributiv të energjisë elektrike në Kosovës.

21:37
Top Story/ Vrasja e Sokol Haklajt në pritën e Milotit, e ktheu Fatmir Haklaj në një vrasës të tmerrshëm

Në 22 qershor të vitit 1997, familja Haklaj pëson humbjen e parë. Në spitalin e Bajram Currit, Sokol Haklaj, djali i xhaxhait të Fatmirit takon një person të plagosur rëndë për shkak të hasmërive. Ai, ishte vëllai i Ibrahim Rustemit efektiv i forcave special dhe shok i Sokolit, që në atë kohë ishte ndihmësgjyqtar në Skrapar. I plagosuri i kërkon ti sjellë vëllanë në Bajram Curri. Sokoli flet me Fatmirin dhe të dy nisen në Tiranë bashkë me Agron Gjuriçin. i tregojnë për vëllanë dhe nisen drejt Tiranës.

21:33
​Kryeministri Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëj në Shqipëri…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, në zyrën e tij sot ka pritur edhe ambasadorin e Shqipërisë, Qemail Minxhozi.

21:32
Top Story/ Zylfie Haklaj tregon për Top Story mesazhet e Sali Berishës, që i dërgonte familjes Haklaj!

Deri në vitin 1997, për Haklajt nuk u dëgjua shumë. Trazirat që kaloi vendi atë periudhë do ti rikthenin edhe njëherë në skenë emrat e kësaj dere të madhe tropojane. Protagonist kryesor shndërrohet djali i katërt i familjes, Fatmiri. Komiteti i Shpëtimit që ishte ngritur pas trazirave e zgjedh Fatmirin Shef të Komisariatit të Tropojës në moshën 28-vjeçare.

21:29
Top Story/ Zylfie Haklaj flet me emra konkret: Ja kush tentoi të fusë në kurth vëllezërit e mi, duke vrarë një polic

Forcat speciale do të zhvillonin një sërë aksionesh për kapjen e vëllezërve Hamdi dhe Shkëlqim Haklaj por pa rezultat. Në 5 Tetor të vitit 1995, kulla e Haklajve do të rrethohej në një aksion masiv të forcave speciale. I gjithë fshati Kërrnajë ishte vendosur në shtetrrethim nga policia. Operacioni mbështetej edhe me helikopterë nga ajri.

21:25
Aksidenti që i ndryshoi jetën/ Burri i verbër i pretendon se iu rikthye shikimi pasi u përplas nga një makinë

Një burrë që ishte i verbër për më shumë se 20 vjet, raportohet se ka rifituar shikimin pasi u godit nga një makinë, teksa ishte duke ecur në vijat e bardha. Janusz Goraj thotë se arriti të shihte si duhet dy javë pas aksidentit. Goraj, nga Gorzow wielkopoliski i Polonisë, humbi shikimin në një moshë fare të re si pasojë e një reaksioni alergjik, shkruajnë mediat e huaja.

21:22
Top Story/ Zylfie Haklaj: Shkëlqim Haklaj vrau vëllezërit Demaj, kërkojmë ndjesë për ngjarjen e rëndë

Top Story në intervistën ekskluzive me Zylfie Haklaj, i kushtoji vëmendje vrasjes së vëllezërve Demaj, më 7 gushtit 1993. Pas ngjarjes së Shkëlzenit, Hamdiu dhe Shkëlqimi, fshihen nëpër bjeshkë për ti shpëtuar arrestimit nga policia. Me ta thuhet se u bashkua edhe vëllai tjetër Fatmiri.

21:20
Pamje ngjethëse/ Gruaja afgane sulmohet me gurë deri në vdekje nga një turmë talebanësh

Një video e bërë virale tashmë, tregon se si një grua afgane është vrarë me gurë deri në vdekje nga një turmë e zemëruar, për të cilën aktivistët fajësojnë talebanët. Përmbajtja e videos është mjaft tronditëse. Në të shikohet një grua duke qarë dhe ulëritur teksa ndodhet në një gropë të mbushur tërësisht me gurë.

21:17
Flet për Top Story Zylfie Haklaj/ Si nisi saga e vrasjeve në familjen Haklaj, marrëdhëniet me Sali Berishen!

Pas rënies së komunizmit, djemtë e familjes Haklaj, do të ishin protagonistë dhe viktima të një historie të gjatë hakmarrjeje që i kushtoi Tropojës rreth 150 viktima. Një histori, ku ndërthuren interesat politike, zhvillimet e luftës në Kosovë dhe përplasjet për gjakmarrje.

21:13
Top Story/ Pamje ekskluzive të Shkëlqim Haklajt gjatë ceremonisë mortore të tij

Është data 7 Janar, jemi në vitin 1998 në Kërrnajë të Tropojës. Jemi në kullën e familjes së madhe të Muharrem Haklajt, ku janë hapur dyert e mortit.

21:09
“Doktori” masakron me thikë familjen pas i zbuluan të vërtetën

Një student i dështuar i mjekësisë i cili kaloi rreth në një dekadë duke pretenduar se ishte një mjek i kualifikuar u përpoq të vriste familjen e tij pasi ata zbuluan mashtrimin dhe kishte frikë se sekreti i tij do të ekspozohej.

21:07
Bashkia e Tiranes denoncon ne polici për dhunë ndaj recepsionistes Lulzim Bashën

Bashkia e Tiranës ka paditur në polici kreun e Partisë Demokratike, Lulëzim Bashën për dhunë ndaj recepsionistes në godinën numër katër në qytetin studenti.

20:48
Kurti në takim me ambasadorin Kosnett: Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve, të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.

20:40
Fiks Fare/ Seks dhe drogë tek ish godina e amortizuar e fabrikës së miellit në Korçë

Banorët e një pallati të ndërtuar para 15-viteve janë në frikë të përditshme, pasi godina e ish fabrikës së miellit të qytetit të Korçës që ndodhet jo më larg se 1 metër distancë mund të shembet prej amortizimit.

20:31
Bien së shpejti akuzat ndaj motrave që vranë babanë abuzues

Prokurorët kanë urdhëruar hetime për tërheqjen e akuzave ndaj tre motrave në Rusi që vranë babanë e tyre abuziv, në një çështje që ka ndarë shoqërinë vendase në dy pole të kundërta.

20:25
Habit eksperti amerikan: Koronavirusi është një armë biologjike, ja ku u krijua

“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”, kështu është shprehur eksperti amerikan Francis Boyle, i cili është profesor drejtësie në universitetin e Illinois.

20:16
Pamjet dramatike të shembjes së stadiumit gjigant në Shën Petersburg, vdes punonjësi

Çatia e stadiumit të hokejit SKK është shembur në fundjavë gjatë punimeve për çmontimin e impjantit, duke vrarë një punonjës që u zu poshtë nga inertet.

20:12
Koronavirusi nuk kursen asnjë/ Foshnja një muajsh diagnostikohet me virusin vdekjeprurës

Një foshnjë në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri misterioz që ka vrarë më shumë se 400 njerëz deri më tani, sipas raportimeve.

20:07
Vogëlushi që përloti botën me historinë e tij/ I duhet të “luftojë” me tumorin më të rrezikshëm të diagnostikuar nga mjekët

Një djalë gjashtë vjeçar i quajtur Ellis Edvard, nga Bournemouth, i Britanisë, është diagnostikuar me një kancer të rrallë fëmijëror të emërtuar si “neuroblastoma”, gjë e cila i ka shkaktuar vogëlushit një tumor kanceroz.

19:51
Lady Gaga shpërndan foton intime, zyrtarizon lidhjen e re

Lady Gaga ka qenë prej vitit të kaluar në titujt e gazetave pas interpretimit me Bradley Cooper për të cilin 33-vjeçarja tha se dëshironte që fansat të besonin se ishin të dashuruar.

19:45
U shpërthen bidoni me benzinë teksa ndiznin sobën, plagosen tre persona në Gramsh

Gramsh- Tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal si pasojë e shpërthimit të një bidoni të mbushur me benzinë.

19:42
Nuk ecte, por u bë boksier/ Historia frymëzuese e 25-vjeçarit nga Pogradeci

Quhet Ajet, është 25 vjeç nga Mokra e Pogradecit. Historia e tij nuk është vetëm e veçantë por mbi të gjitha është frymëzuese dhe shpresëdhënëse.

19:39
Profesori turk: Në Marmara presim tërmet me magnitudë më të madhe se 7.2 i shkallës rihter

Turqia u trondit më 24 janar nga një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ku edhe u shënuan 39 viktima si dhe mijëra të plagosur.

19:39
Helmohen në mënyrë misterioze pesë foshnje në Gjermani

Gjyqësori gjerman ka njoftuar se një hetim po vazhdon të shpjegojë se si ndodhi helmimi i pesë të porsalindurve me morfinë dhe i kërkoi falje infermieres që u arrestua gabimisht.

19:35
Marina SHBA teston mjetin e ri amfib të zbarkimit (video)

Pentagoni ka shfaqur së fundmi pamjet e mjetit të ri amfib të ushtrisë për të zëvendësua tankun aktual Amphibious Assault Vehicle.

19:31
Kosovë/ Kryeministri i ri, dita e parë e qeverisë “Kurti”

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, mori edhe zyrtarisht detyrën. Pranim dorëzimi i detyrës u bë nga ish-zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në emër të ish kryeministrit Ramush Haradinaj. i cili ndodhet për një vizitë në Washington.

19:26
Fillon San Remo/ Festivali më pak “aromë” Shqipërie

Nga sonte e deri në të shtunën e 8 shkurtit, në teatrin Ariston, kthehet festivali i Sanremos.

19:22
Basha takon delegacionin e Autoriteteve Lokale të KiE: Jetike mbështetja e partnerëve

Pasditen e kësaj të mërkure, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në zyrë edhe delegacionin e  Autoriteteve Lokale të KiE.

19:18
Të ecësh me telefon, shkencëtarët: Është e rrezikshme

Të gjithë jemi në një mendje se të ecësh pas dikujt që është i humbur pas telefonit, është e mërzitshme. Tani, shkencëtarët thonë se kjo është e rrezikshme po ashtu.

19:12
Mbretërorët britanikë Meghan e Harry sinjalizojnë se mund të vendosen përfundimisht në Kanada

Meghan Markle dhe princi britanik i kurorës Harry kanë dhënë sinjale se mund të kenë zgjedhur Kanadanë si vendin e tyre të përhershëm teksa largohen gjithnjë e më shumë nga jeta dhe detyrat mbretërore, pretendojnë ekspertë të çështjes.

19:10
Gjenden vathët 1 milion dollarësh që iu vodhën Tamara Ecclestone

Shërbyesja shtëpiake Maria Master akuzohet për ndihmën e dhënë gjatë grabitjes së shtëpisë së Tamara Ecclestone, dhe se gjatë arrestimit tek ajo janë gjetur vathë identikë me ato të vjedhura.

19:02
Kosnett: SHBA dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett ka theksuar se ka pasur një takim pozitiv me kryeministrin Albin Kurti.

18:57
Gjendet objekti prej druri më i vjetër në botë

Një enë prej druri rreth 7000-vjeçare është gjetur nga arkeologët në Republikën Ceke. Studiuesit pasi kanë bërë analizimet përkatëse kanë dalë në përfundimin se kjo është ena më e vjetër në botë e gjetur deri më tani.

18:56
Përplaset autobuzi me pastruesen e dëborës dhe bien në humnerë/ Nuk dihet fati i më shumë se 10 personave

Një minibus dhe një pastruese dëborë në Van të Turqisë janë përplasur dhe kanë rënë në humnerë. Mediat turke bëjnë me dije se kanë nisur kërkimet për personat e aksidentuar ku dyshohet se janë 10 deri në 20 persona të humbur.

18:52
SHBA dislokon raketën “e vogël” atomike në nëndetëse, Ora e Katastrofës troket më pranë

Sipas raportimeve të rretheve ushtarake SHBA sapo i ka shtuar arsenalit të saj bërthamor raketën W76-2 bërthamore me forcë të kufizuar shpërthimi, e cila montohet në raketat balistike Trident të nëndetëses USS Tennessee.

18:46
Dita botërore e kancerit/ OBSH: Pritet rritje e rasteve

Rastet e kancerit do të rriten me 60 për qind në të gjithë botën nëse vendet nuk do të punojnë për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit – ka thënë Organizata Botërore Shëndetësisë.

18:36
Pjesë e spektaklit gjerman, këngëtarja shqiptare: Të kenë kujdes nga ne, kam shkuar për të fituar!

Lorna Hysa është këngëtarja shqiptare që prej disa javësh po konkurron në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani.

18:35
Zonja e Parë në Lesotho akuzohet se vrau ish gruan e burrit

Gruaja e kryeministrit të Lesotho do të akuzohet për vrasjen e gruas së tij të mëparshme.

18:34
Mashtrime në miliona duke u hequr si ministër: Nuk kam kohë të shpjegoj, shteti ka nevojë për paratë!

Një grup mashtruesish përfituan miliona euro duke joshur klientë të pasur të bëjnë donacione për “misione sekrete” duke përdorur rrjetin Skype dhe një maskë silikoni të ish-ministrit francez të mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.

18:33
Rusia “i kthehet” Norvegjisë: Po kufizoni aktivitetet tona në ishujt Arktik

Rusia akuzoi sot Norvegjinë për kufizimin e aktiviteteve të saj në një zinxhir të largët të ishujve në Arktik dhe tha se dëshironte që bisedimet me Oslo të zgjedhin çështjen.

18:32
“Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi”, moderatorja shqiptare flet hapur

Fjodora Fjora ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme.

18:27
Koronavirusi i frikshëm/ OBSH: Nuk është ende pandemi

Shpërthimi i koronavirusit vdekjeprurës që është përhapur nga Kina, nuk përbën ende një pandemi – thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

18:22
Google nën hetim për përdorimin e të dhënave gjeolokalizuese

Gjiganti amerikan Google është nën hetim për përpunimin e të dhënave të gjeolokalizimit të përdoruesve të tij, njoftoi sot Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC).

18:20
Tjetër tërmet në Turqi, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Turqia është goditur nga një tjetër tërmet i fortë pak më parë me magnitudë 4.5 i shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 8 kilometra larg Akhisar.

18:19
Numri i nxënësve të pastrehë në SHBA, më i larti në më shumë se një dekadë

Numri i nxënësve të pastrehë në SHBA është në rritje, ndërkohë që ka thyer edhe një rekord duke shënuar numrin më të lartë të tyre në më shumë se një dekadë.

18:17
I dërguari i Trump: Kosova të heqë menjëherë taksën

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndëshkuese ndaj mallrave serbë që kanë bllokuar procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve ballkanike.

18:15
Maqedonia e Veriut pret që në mars të ratifikohet pranimi i saj në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha se pret që Spanja – vendi i fundit që duhet ta ratifikojë pranimin e vendit të tij në NATO – ta bëjë një gjë të tillë në muajin mars.

18:12
Edhe BE si SHBA, një të dërguar për dialogun Kosovë-Serbi

Emërimi i një të dërguari të posaçëm evropian për dialogun Kosovë-Serbi nuk është përfundimtar, por një ide që shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, e ka diskutuar me zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd, tha për gazetarët në Bruksel zëdhënësi i Borrellit, Peter Stano.

18:08
Kamera e sigurisë regjistron momentin e rrallë! Burri befasohet nga ajo që sheh në video

Një kamera sigurie ka kapur momentin e jashtëzakonshëm, kur një meteor rrëzohet nga qielli, pak momente para se të shpërthejë si një “top” i madh zjarri në tokë!

18:03
Operacioni Forca e Ligjit nuk ka të ndalur, sekuestron pasuri të gjashtë personave. Emrat

Policia e shtetit ka njoftuar se Operacioni Forca e Ligjit ka vepruar sërish në lidhje me ngjarjen e 17 janarit 2020 ku u mor peng Jak Prenga dhe më pas u vra nga disa persona.

18:02
Kaosi në paraprake/ Trump: Fituesi jam unë

Kaosi në zgjedhjet e demokratëve në Ajoua, ku rezultatet janë vonuar për shkak të problemeve teknike, është pritur mirë nga Donald Trump i cili tha se ishte ai fituesi i tyre.

18:01
Irani do të ekzekutojë spiunin që i dha sekretet bërthamore CIAs

Irani tha të martën se gjykata ka konfirmuar dënimin me vdekje për një iranian të shpallur fajtor për spiunazh për CIA-n, që sipas medieve shtetërore kishte shpërndarë sekretet e programit bërthamor iralian me agjencinë amerikane të inteligjencës.

17:57
E pa teksa urinonte në publik, plas ‘lufta’ me armë mes dy fqinjëve

“Një burrë nga Alabama u përball me një fqinj që urinonte në publik dhe u qëllua në fytyrë gjatë një përleshje me armë që pasoi”, tha një zyrë e sherifit.

17:55
Stadiumi i Inter Miami, Beckham tregon punimet

Kur ka mbetur pak më shumë se 1 muaj nga debutimi në Major League Soccer i Inter Miamit, pronari i klubit nga Florida, David Beckham zbulon ecurinë e punimeve të stadiumit Lockhart Stadium në Fort Lauderdale.

17:49
Beckham do Modric, gati t’i ofrojë dyfishin e pagës

David Beckham vazhdon të shënjestrojë yjet e futbollit që luajnë në Evropë për t’i marrë te skuadra e tij Inter Miami që këtë vit do të bëjë debutimin e saj në Major League Soccer.

17:47
Klandestin nga Iraku: Paguajmë 6 mijë euro të fshehur në Kalmion, për të ardhur në Shqipëri  

Një shtetas nga Iraku, që ka mundur të futet në territorin shqiptar në rrugë ilegale, tregoi për Shqipëria Live se pagoi në 1650 euro për të ardhur nga Turqia nëpërmjet Greqisë në Shqipëri.

17:46
Kushte të mjerueshme në kampin e azilantëve në Babrru

“Shqipëria Live” transmetoi ekskluzivisht pamje nga qendra e azilantëve në Babrru, ku tregohen kushtet e mjerueshme. Vetë personat që aplikojnë për azil, pasi ndalohen nga policia shqiptare, u shprehën se kushtet janë të mjerueshme.

17:46
Adoleshentja Saudite që braktisi familjen, kritikohet ashpër në rrjete sociale pasi pozoi foto me bikini

Adoleshentja nga Arabia Saudite drejt Kanadasë, vitin e kaluar, është “sulmuar” pafundësisht në internet, pasi postoi një foto të vetes të veshur me bikini, për të festuar në këtë mënyrë jetesën e saj të re.

17:45
Klandestini Maroken: Me transport sekret nga Shkodra, arrita në Spanjë

Dy muaj rrugëtim, marokeni tregon si kaloi nëpërmjet Shqipërisë për të shkuar në BE.

17:42
Ndërron jetë ish-presidenti i Kenias, qëndroi 24 vite në detyrë

Ish-Presidenti i Kenias Daniel arap Moi ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

17:41
Kujdes me tavllën e duhanit, sa është e rrezikshme për shëndetin nëse nuk e zbrazni?

Shkencëtarët thonë se secili duhanpirës liron pothuajse 15 për qind të nikotinës totale të përmbajtur në të gjithë cigaren, dhe sasitë e dëmshme të nikotinës janë të pranishme shtatë ditë pasi shuhet cigarja.

17:40
Gruaja në Kinë arriti t’i shpëtonte një sulmi seksual/ U shtir sikur ishte e infektuar me koronavirus!

Një grua në Kinë ka arritur t’ia hedh paq një sulmi të mundshëm seksual ndaj saj, duke u shtirur sikur ishte e infektuar me coronavirus dhe duke pretenduar se ishte nga Wuhan (vend ku besohet që është dhe origjina e virusit vdekjeprurës).

17:39
Takimi me Widinger, Osmani: Austria të ndikojë në liberalizimin e vizave të Kosovës

Ambasadori i Austrisë në Prishtinë Christoph Weidinger ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilës ia ka përcjellë urimet e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Austrisë, Wolfgang Sobotka për marrjen e detyrës së re.

17:32
Përkeqësimi i motit, reagon Autoriteti Portual Durrës: Ja sa do të jetë shpejtësia e erës

Autoriteti Portual Durrës, ka deklaruar se në dy ditët në vijim bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra të forta që do të arrijnë një shpejtësi deri në 32 milje në orë. Ndërsa dallgëzimi në det sipas APD do të jetë  6-7 shkalla bufort.

17:27
Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të PE, Sassoli: Tirana, një qytet evropian me një kryebashkiak të aftë

“Qytet evropian, i gjallë, me ide dhe një kryebashkiak të aftë”, ishin fjalët që Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, zgjodhi të përshkruajë Tiranën, gjatë takimit që pati sot paradite me kryetarin Erion Veliaj. Në këtë vizitë, e cila përkon me 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti Sassoli tha se Shqipëria është gati për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe Tirana është “pasaporta” më e mirë e vendit në Europë dhe në botë.

17:24
Audituesi i KLSH-së u shfaq pranë Bashës, reagon institucioni: KLSH është një organ i depolitizuar dhe i departizuar

Lulzim Basha ka publikuar një video ku ai takohet më qytetarët në rrugët e Tiranës dhe titulli i kësaj videoje është “Po të dëgjoj”.

17:23
Shifra marramendëse/ Ja sa para përfiton YouTube vetëm nga reklamat

Pothuajse në të gjithë botën YouTube është platforma më e ndjekur për sa i përket videove. Por sa përfiton YouTube nga miliona orë shikime në të?

17:16
Pse asnjëherë nuk duhet të hani me ‘stomak bosh’?

A keni menduar se sa e shëndetshme është të hani së pari në mëngjes? Ja çfarë, sipas ekspertëve, nuk duhet të hahet në stomak bosh.

17:14
Kur Emily rri sipër vaskës…(FOTO)

Përveçse një aktore e modele tepër seksi, Emily Ratajkowski njihet edhe për spontanitetin e saj.

17:13
Ambasada Amerikane zbulon se çfarë u bisedua në takimin Basha-Kim

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se çfarë u diskutua në takimin mes ambasadores Yuri Kim dhe kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

17:05
Flamur Noka tregon në Top Talk kur do të jenë zgjedhjet e parakohshme

Ditën e sotme në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë i ftuar ish deputeti i partisë demokratike Flamur Noka.

17:04
Flamur Noka në Top Talk: PD kundër KÇK-së dhe pro SPAK-ut.  Rama i frikësuar nga drejtësia

Ditën e sotme në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë i ftuar ish deputeti i partisë demokratike Flamur Noka.

17:03
Koronavirusi nuk është pandemi, por përdorimi i maskave nuk mjafton…

Zyrtarët e OBSH nuk e konsiderojnë shpërthimin e koronavirusit kinez një pandemi, dhe ata shpresojnë se virusi mund të ndalet.

16:57
Zbuloni gurët ende pa i dëmtuar veshkat: Këto janë simptomat e sëmundjes

Gurët në veshka ekstraktohen në urinë, por ndonjëherë ndodhin në vendet ku ato janë të vështira për t’u nxjerrë.

16:56
Çdo 9 sekonda zbulohet një rast i ri i kancerit në BE

Komisioni Evropian do të paraqesë një strategji të re për të luftuar kancerin deri në fund të vitit, tha sot presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.

16:55
Pse ndodhin sulmet fatale në zemër te sportistët e shëndetshëm

Njerëzit që janë në moshën e tyre më të mira të jetës, të tilla si, për shembull, atletë profesionistë, maratonistë ose persona të tjerë në dukje të shëndetshëm, nuk duhet të rrëzohen papritmas dhe të vdesin nga efektet e një sulmi të papritur në zemër.

16:52
Drejt Anglisë me kamion/ 19 shqiptarët zbulohen nga policia holandeze, mes tyre ka edhe gra

19 shqiptarë janë gjetur nga autoritetet holandeze të fshehur brenda një kamioni në Hoek të Hollandës. Sipas mediave holandeze në kamion ishin 17 burra dhe dy gra, ndërkohë që destinacion të fundit kishin Londrën.

16:35
Hiqeshin si bletërritës, por fshihnin “mjaltin e bardhë”, arrestohen 4 shqiptarët

6 persona mes tyre 4 shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane në zonën e Massa Carraras pasi janë kapur duke transportuar kokainë dhe heroinë të ardhur nga Belgjika.

16:35
Siguria ushqimore, AKU merr kompetencat e ISHSH

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të marrë disa kompetenca kontrolluese nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

16:28
Tragjedi në Meksikë/ Vriten nëntë persona në një vend video lojërash, disa prej tyre fëmijë

Persona të armatosur qëlluan për vdekje nëntë vetë në një vend ku luheshin video lojëra në Meksikën perëndimore, dhe në mesin e të vdekurve ishin tre fëmijë të moshës 12, 13 dhe 14 vjeç.

16:22
Momenti i tmerrshëm kur leopardi i patrembur “vjedh” ushqimin nga nofullat e krokodilit

Ky është momenti kur një leopard i uritur moment duket se përdor një nga “nëntë jetët e tij” për të vjedhur mishin e një antilope të vrarë, nga goja e një krokodili të fjetur .

16:22
Furnizimi me ujë/ 63% e sasisë nuk paguhet

63% e sasisë së ujit në rrjetin shqiptar të ujësjellësit të kanalizimeve nuk sjell të ardhura sipas entit rregullator të ujit.

16:20
Kurbinasi dhe vlonjati kapen duke vjedhur në Shkodër, arrestohen

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, njëri nga Fushë Miloti, Kurbin tjetri nga Vlora pasi janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin banesën e një shtetasi në Shkodër.

16:06
Super Bowl/ Tentoi të hyjë në fushë, arrestohet modelja

Duket se pushtimi i fushës së lojës për të fituar popullaritet në rrjetet sociale nga modele të ndryshme po kthehet në një modë.

16:02
Boksierja britanike rrezikon burgun pas puthjes me të dashurën në Maldive ku homoseksualiteti është ilegal

Boksierja lesbike britanike April Hunter ka postuar një foto duke u puthur me të dashurën në ishujt Maldive në mbështetje të të drejtave të grupeve LGBT por tashmë rrezikon të paditet pasi homoseksualiteti atje është ilegal.

15:53
Gripi po përhapet shpejt/ Shtohen rastet e rënda tek të gjitha moshat

Ndonëse shumë vende janë alarmuar për shkak të koronavirusit, mjekët tanë infeksionistë u bëjnë apel qytetarëve të ruhen më shumë nga gripi se sa nga virusi i ri.

15:43
Basha pas takimit me ambasadoren e SHBA: Ju siguroj se po bëjmë gjithçka për t’u dhënë shqiptarëve shpresë

Kreu i PD ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

15:42
Kim Kardashian publikon pamje nga shtëpia $60mln: S’e kam përdorur asnjëherë pishinën

Kim Kardashian dhe bashkëshorti Kanye West i dhanë së fundmi fansave një ide të ambienteve të brendshme të shtëpisë së tyre 60 milionë dollarëshe në Los Angeles, ndërsa Kim në një intervistë mbi dizajnin e shtëpisë së tyre pranoi se nuk e ka përdorur kurrë pishinën masive që besohet se ka kushtuar $50,000.

15:41
Telekom do modernizojë rrjetin/ Në bashkëpunim me “Ericsson”, investimi 170 milionë euro

Telekom Albania i ka besuar gjigantit Ericsson modernizimin e rrjetit të transmetimit.

15:33
Analfabetët funksionale/ “E gjen në shkolla dhe në administratë”

Në ditët e sotme po hasim njerëz apo punonjës të profesioneve të ndryshme të cilët dinë të lexojnë, por sërish janë analfabetë.

15:28
Vetting në Universitete/ Kandidatët për rektor dhe dekanë do të kontrollohen

Rregullat në garën e drejtimit të universiteteve janë ashpërsuar. Të gjithë aspirantët e rinj, apo titullarët që duan të rikandidojnë duhet të plotësojnë kushtet e integritetit të figurës.

15:23
Të veshur me përparëse grash/ Si ndodhi grabitja dhe plagosja e çiftit Laze, fotot e autorëve

Është zbardhur pas disa ditësh ngjarja e grabitjes dhe plagosjes së çiftit të bashkëshortëve, biznesmenë në Allias mesnatën e 19 janarit 2020.

15:22
Ballsh/ Naftëtarët në protestë, nuk marrin rrogat prej muajsh

870 naftëtarë protestuan para uzinës së naftës në Ballsh pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.

15:12
Lehtësohet punësimi i të huajve/ Ligji i ri, shtetasit e “Mini-Shengenit” pa leje pune

Qeveria i ka dërguar parlamentit një projekt ligj për të huajt, përmes të cilit do të zbatohet një prej vendimeve në kuadër të Shengenit Ballkanik marrë në samitin e Ohrit.

15:09
Albin Kurti merr detyrën: Mandati qeverisës për të shërbyer jo për urdhëra

Përmes një ceremonie solemne, dhe në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Albin Kurti mori zyrtarisht detyrën e kryeministrit të ri të Kosovës.

15:05
Elbasan – Ndjekje si në filma, 5 të plagosur/ Makina godet dy mjete për t’i shpëtuar policisë

Ndjekja e një personi me precedentë penalë që nga Korça e deri në Elbasan përfundoi me një aksident të trefishtë në hyrje të Elbasanit ku mbetën të plagosur 5 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.