Ballsh/ Naftëtarët në protestë, nuk marrin rrogat prej muajsh

04/02/2020 15:22

870 naftëtarë protestuan para uzinës së naftës në Ballsh pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.

Që prej mbrëmjes të së hënës ata kanë bllokuar portën dytësore për shitjen e squfurit. 10 kamione të tonazhit të rëndë kanë që dje që presin të ngarkohen.

Punonjësit kërkojnë nga pronari të shlyejë të gjitha pagat e pa dhëna.

Në protestat e mëparshme punëtorët kanë kërkuar furnizimin e uzinës me naftë bruto dhe shlyerjen e pagave nga shteti. Ata thonë se që prej 1 janarit është ndërprerë kontrata me kompaninë “Bylis Energy”, për vazhdimësinë e punës në uzinë.

As sqarimet e përfaqësuesve të kompanisë nuk i binden punëtorët të cilët thanë se protesta do të vazhdojnë.

Top Channel