Ditën e sotme në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja në Top Channel ka qenë i ftuar ish deputeti i partisë demokratike Flamur Noka.

Ai ka folur në lidhje me KÇK-në dhe SPAK-un.

Noka është shprehur se PD është kundër KÇK-së dhe pro SPAK-ut. Teksa ka shtua se Rama është i trembur nga drejtësia.

Dyrnjaja: Pse jeni pozicionuar kundër kësaj nisme të qeverisë?

Flamur Noka:

E dëgjuat besoj kryeministrin në situata ekstreme tha ka nisma ekstreme. Atëherë lind pyetja, cila është situata ekstreme? Duhet të ju thotë shqiptarëve kryeministri, situata ekstreme është kjo. Është krimi i organizuar që është fuqizuar aq shumë dhe po dominon dhe kontrollon sot gjithçka në këtë pushtet dhe  në këtë qeveri?! Duhet ta pranojë se nuk ka shpjegim tjetër. Kush është situata ekstreme? Është korrupsioni supergalopant që po i merr frymën ekonomisë së vendit dhe gjithë paratë mblidhen në disa duar rreth kryeministrit dhe oborrtarëve të tij?! Cila është situata ekstreme dhe ajo që është më e rëndësishmja, kush e solli Shqipërinë në këtë moment që të jemi në një situatë ekstreme që na u dashka të  marrim masa ekstreme?!

Kush është shkaktari?Pse sot Shqipëria është e zhytur në drogë, pse sot Shqipëria është PI baza operacionale e krimit të organizuar në Europë, e thënë jo nga opozita, e thënë nga raporti i departamentit të shtetit dhe nga partnerë të tjerë.

Pra çfarë dua të them, skepticizëm sepse e gjitha kjo pse opozita ka skepticizëm sepse gjithmonë në këto vite kemi parë show propogandistik, dhe kjo nisëm është thjeshtë një show propagandistik për të kuruar atë imazh të rrënuar dhe të stër rrënuar të kryeministrit dhe të rilindjes në sytë e shqiptarëve, por edhe të ndërkombëtarëve.

Sot kërkon të lajë duart dhe të thotë që shiko se nuk i kam bërë unë, nuk di unë kush i ka bërë, a thua se kam qeverisur unë nga 2013 deri më tani.

Arsyeja e dytë është frika nga drejtësia.

Opozita e ka votuar e ka mbështetur në mënyrë unanime reformën në drejtësi, po të kujtoni ju është kjo opzitë që në parlament kur Rama kërkonte që SPAKu dhe BKH-në ti fuste nën kthetrat e Sajmir Tahirit, jemi ne që kemi bërë betejë për dakorditësinë dhe mbështetjen e partnerve ndërkombëtarë, SHBA-ja kryesisht por edhe BE.

Top Channel