Protestat në Europë/ 1,000 arrestime dhe të plagosur në Francë, incidente në Tiranë, plaçkitje në Spanjë, protestuesit sulmuan Koloseun 25/10 09:10
Një foshnjë në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri misterioz që ka vrarë më shumë se 400 njerëz deri më tani, sipas raportimeve.
Foshnja një muajshe e quajtur Jiang Moumou, doli pozitive pas analizave të kryera nëse është apo jo mbartës i koronavirus-it, tha në një deklaratë komisioni shëndetësor i provincës jugperëndimore të Kinës.
Raportohet se foshnja është vendosur në izolim në Spitalin Popullor të Provincës Guizhou, ku dhe po merr mjekim të specializuar nga mjekët. Momentalisht gjendja e vogëlushes është e qëndrueshme, sipas autoriteteve. Kujtojmë që deri më tani virusi vdekjeprurës i merituar si Koronavirus ka prekur njerëz në më shumë se 20 vende të botës.
Top Channel