Kamera e sigurisë regjistron momentin e rrallë! Burri befasohet nga ajo që sheh në video

04/02/2020 18:08

Një kamera sigurie ka kapur momentin e jashtëzakonshëm, kur një meteor rrëzohet nga qielli, pak momente para se të shpërthejë si një “top” i madh zjarri në tokë!

Gary Rogers, 52 vjeç, u habit nga ajo që pa në regjistrimin e kameras së sigurisë, kur kjo e fundit e njofton se jashtë shtëpisë së tij në Derbi të Britanisë, po ndodhnin lëvizje të dyshimta orët e vona të mbrëmjes së djeshme (datë: 03.02.2020).

Kur ai kontrolloi pamjet, u befasua kur pa “fishekzjarrët e shumta qiellore” që ndriçonin qiellin. Ekspertët besojnë, se pamjet e regjistruara tregojnë një meteor të njohur si “bolide” që përplaset në tokë dhe shpërbëhet në atmosferë.

Babai i tre fëmijëve Z.Rogers tha: “Unë isha në shtrat dhe isha gati të flija, kur telefoni im filloi të tingëllonte. Nuk mund ta besoja. Mendova se ishte një fishekzjarr në fillim. Unë nuk mund t’i besoja syve të mi kur pashë atë. Mendova me vete, çfarë është kjo? Në fillim mendova se mund të ishte një avion që u përplas, por pamjet tregojnë qartë një top të madh zjarri. Ishte e mahnitshme ta shohësh. Unë kam parë yje që binin më parë nga qielli, por kurrë një meteor”.

Top Channel