SHBA dislokon raketën “e vogël” atomike në nëndetëse, Ora e Katastrofës troket më pranë

04/02/2020 18:52

Sipas raportimeve të rretheve ushtarake SHBA sapo i ka shtuar arsenalit të saj bërthamor raketën W76-2 bërthamore me forcë të kufizuar shpërthimi, e cila montohet në raketat balistike Trident të nëndetëses USS Tennessee.

Zhvillimi vjen si një ndryshim politikash nga administrata e presidentit Donald Trump, për rinovimin e arsenalit të vjetruar bërthamor të vendit.

federata e Shkencëtarëve Amerikanë tha se vetëm dy nga 20 raketat Tridents janë pajisur me mbushjen bërthamore W76-2 me forcë 5 kiloton.

Numri total i tyre mbetet i paqartë pasi një raketë Trident mund të mbajë nga një në tetë mbushje. Sipas statistikave të mëhershme raketat Tridents janë të pajisura me mbushje me forcë nga 90-kiloton siç është W76-1 deri në 455-kiloton, W88.

Edhe bombat bërthamore me forcë të kufizuar kanë forcë shkatërrimtare, në varësi të vendit të lëshimit.

Krijimi i këtyre armëve ka bërë që i ashtuquajturi Buletini i Shkencëtarëve Bërthamorë të lëvizë akrepat e Orës së Katastrofës më pranë 12-ës qe është dhe koha simbolike e fundit të njerëzimit.

Top Channel