Gruaja në Kinë arriti t’i shpëtonte një sulmi seksual/ U shtir sikur ishte e infektuar me koronavirus!

04/02/2020 17:40

Një grua në Kinë ka arritur t’ia hedh paq një sulmi të mundshëm seksual ndaj saj, duke u shtirur sikur ishte e infektuar me coronavirus dhe duke pretenduar se ishte nga Wuhan (vend ku besohet që është dhe origjina e virusit vdekjeprurës).

I dyshuari, i identifikuar nga policia si Xiao i moshës 25 vjeç, u fut në dhomën e gjumit të viktimës mbrëmjen e kaluar (e hënë datë: 03.03.2020)në qytetin Jingshwm shumë pranë Wuhan, njoftoi një zyrtar i policisë.

Në kohën që i riu u përpoq të niste sulmin seksual ndaj viktimës, ajo bërtiti me sa fuqi e dëshpëruar:

“Unë thjesht sapo u ktheva nga Wuhan dhe jam e infektuar, prandaj unë ndodhem momentalisht vetëm në dhomë”, u shpreh gruaja.

Gruaja, e identifikuar nga policia si Yi, gjithashtu filloj të shtiret duke u kollitur, për të arritur në këtë mënyrë që të largonte Xiao, i cili menjëherë pas kollitjes së saj u përpoq me shpejtësi që të mbuloj gojën. Xiao u largua, por me vete mori shifrën e 3,080 juan (338 paund) të grabitura në dhomën e Yi.

Gruaja fill pas kësaj thirri menjëherë policinë, e cila nisi menjëherë kontrollet në të gjithë qytetin. Oficerët e policisë u shprehën se hetimi ishte mjaft i vështirë sepse të gjithë banorët mbanin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga Coronavirusi. Por agresori 25 vjeçar, i habiti të gjithë duke u vetëdorëzuar në rajonin e policisë. Ai e pranoi fajin dhe momentalisht ndodhet në qelitë e paraburgimt.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel