Irani do të ekzekutojë spiunin që i dha sekretet bërthamore CIAs

04/02/2020 18:01

Irani tha të martën se gjykata ka konfirmuar dënimin me vdekje për një iranian të shpallur fajtor për spiunazh për CIA-n, që sipas medieve shtetërore kishte shpërndarë sekretet e programit bërthamor iralian me agjencinë amerikane të inteligjencës.

Zëdhënsi gjyqësor Gholamhossein Esmaili identifikoi spiunin si Amir Rahimpour dhe tha se do të ekzekutohet së shpejti, pa dhënë detaje mbi atë që akuzohet se ka bërë, moshën apo profilin tij.

Në një raport të agjencisë shtetërore iraniane IRNA thuhej se Rahimpour ka marrë para nga CIA në këmbim të sekreteve të programit bërthamor të vendit.

“Duke qenë në kontakt me agjencinë e spiunazhit, ai ka fituar shumë para duke kaluar informacione të CIA mbi programin bërthamor të Iranit,” tha agjencia IRNA duke shtuar se dy “spiunë” të tjerë ishin dënuar me 15-vjet burgim për aktivitet kundër sigurisë kombëtare.

Verën që shkoi Irani njoftoi se kishte shkatërruar një rrjet spiunësh të CIAs me 17 individë, disa prej të cilëve ishin dënuar me vdekje.

Top Channel