Mashtrime në miliona duke u hequr si ministër: Nuk kam kohë të shpjegoj, shteti ka nevojë për paratë!

04/02/2020 18:34

Një grup mashtruesish përfituan miliona euro duke joshur klientë të pasur të bëjnë donacione për “misione sekrete” duke përdorur rrjetin Skype dhe një maskë silikoni të ish-ministrit francez të mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.

Ata janë tashmë në gjyq në Francë dhe një prej tyre ka nxitur krijimin e një filmi.

Grupi raportohet se ka bërë disa goditje që prej vitit 2015, duke kërkuar fonde të paregjistruara për operacione anti-terroriste, e duke premtuar se do të rimbursoheshin më vonë nga qeveria franceze.

Mes rreth 150 tentativave të mashtrimit ishin presidenti i Gabonit, grupi francez i bamirësisë kundër AIDS Sidaction, dhe kryepeshkopi i Parisit.
Por megjithëse shumica e tyre nuk ishin gënjyer shpejt, të paktën tre goditje rezultuan të suksesshme.

Në vitin 2016, Aga Khan, lideri shpirtëror i muslimanëve Ismaili bëri një transfertë prej €20 milionë nga Polonia drejt Kinës, nga të cilat rreth 9 milionë euro nuk mund të gjendeshin askund.

Disa muaj më vonë, biznesmeni turk Inan Kirac besohet se ka bërë një transfertë prej $47 milionë duke besuar se po blente lirinë e dy gazetarëve të mbajtur peng në Siri, ndërsa një viktimë e tretë nuk i identifikua publikisht.

Mashtruesit po planifikonin lojën e tyre duke përdorur fytyrën e Princit Albert II i Monako, maskën e të cilit e kishin prodhuar, por u kapën para ekzekutimit të planit. krerët e grupit ishin dy franko-izraelitë, Gilbert Chikli e Anthony Lasarevitsch, të cilët mohojnë akuzat.
Më parë Chikli ishte dënuar me shtatë vjet burgim në 2015 për mashtrime ndaj disa kompanive franceze.

Gjatë gjyqit ai ishte arratisur drejt Izraelit por në 2017 ai dhe Lasarevitsch u arrestuan në Ukrainë dhe u ekstraduan drejt Francës.
Në 2015 filmi francez ‘Je Compte sur Vous’ u bazua në historinë e mashtrimeve të Chikli.

Top Channel