Një student i dështuar i mjekësisë i cili kaloi rreth në një dekadë duke pretenduar se ishte një mjek i kualifikuar u përpoq të vriste familjen e tij pasi ata zbuluan mashtrimin dhe kishte frikë se sekreti i tij do të ekspozohej.

Satya Thakor, 35 vjeç, u burgos me 28 vjet për përpjekjen për të vrarë vjehrrën, gruan dhe dy të afërmit e tjerë gjatë një përleshje me thikë në shtëpinë  e tyre  në Wraysbury, Berks.

Thakor u takua me gruan e tij Nishën ndërsa studionte biokimi në një universitet në Londër. Pasi dështoi në provimet e tij për t’u kualifikuar si mjek, ai gënjeu duke thënë se kishte kaluar dhe u shtir për të paktën një dekadë.

Gjykata dëgjoi se ai vizitonte një bibliotekë çdo ditë për të lexuar libra mjekësorë, në mënyrë që ai të bëhej sa më profesionalist për familjen e tij dhe se ai shpesh shtirej se bënte turne edhe natën.

Në maj të vitit të kaluar, Thakor kuptoi se mashtrimi i tij ishte gati të zbulohej kur gruaja e tij i sugjeroi një festë ëndrrash në Los Anxhelos me vajzën e tyre dhe për shkak se nuk kishte fituar para, ai nuk mund të siguronte festën.

Pas kësaj më 14 maj të vitit të kaluar, Thakor sulmoi vjehrrën e tij Gita Laxman me thikë, ndërsa më pas u përpoq ta mbyste me një jastëk. Ulërimat e gruas alarmuan Nishën e cila e gjeti burrin e saj duke provuar të sulmonte nënën e saj.

Më pas Thakor atëherë iu hodh edhe gruas së tij dhe u përpoq ta godiste me thikë në qafë, ndërsa ajo ra në dysheme duke u përpjekur ta largonte. Por agresori nuk u ndal me kaq ai vazhdoi të godasë me thikë kunatin e tij, Primal Laxman. E kështu vazhdoi edhe  në një dhomë ku ishte duke fjetur Rishika Laxman, kunata e tij. Ai e goditi me thikë edhe atë.

Në dhjetor, Thakor u dënua për tre akuza për vrasje në tentativë te gruas se tij, vjehrrën dhe kunatin e tij. Ai u dënua për plagosje me qëllim të shkaktimit të dëmit të rëndë trupor në lidhje me Rishika Laxman.

Gjykatësi Dugdale, duke e shqiptuar dënimin, tha: “Ju zgjodhët një akt ekstrem dhune për të dalë nga vështirësia në të cilën gjendeshit. Mund ta kishe ndaluar atë  çmenduri që ishte dhe si vendim idiot që ishte, por ti nuk zgjodhe këtë.. “

Top Channel