Lady Gaga ka qenë prej vitit të kaluar në titujt e gazetave pas interpretimit me Bradley Cooper për të cilin 33-vjeçarja tha se dëshironte që fansat të besonin se ishin të dashuruar.

Fansat spekulonin se ishte vërtet kështu sidomos pasi Bradley u nda nga e dashura modele Irina Shayk e po ashtu dhe Gaga nga i fejuari.

Por së fundmi me anë të një fotoje intime bukuroshja konfirmon se është lidhur me sipërmarrësin e teknologjisë Michael Polansky.

Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta, postoi foton e ulur në prehrin e Michael për 39.2 milioë ndjekësit e saj.

Gaga ishte në një barkë me detin në sfond, veshur me një bikini blu dhe një veshje rrjetë sipër.

 

Top Channel