Ndërron jetë ish-presidenti i Kenias, qëndroi 24 vite në detyrë

04/02/2020 17:42

Ish-Presidenti i Kenias Daniel arap Moi ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

Presidenti Uhuru Kenyatta njoftoi vdekjen e tij, duke thënë se kombi kishte humbur një “njeri të madh”.

Moi ishte presidenti që shërbeu më të gjatë në Kenia. Ai ishte në detyrë për 24 vjet, teksa presioni i fortë e detyroi të hiqte dorë në 2002.

Kritikët e tij e panë atë si një sundimtar autoritar, i cili mbikëqyri korrupsionin e shfrenuar, por aleatët e tij i besuan atij për ruajtjen e stabilitetit në vend.

Në 2004, Moi kërkoi falje për çfarë kishte bërë gabim.

Top Channel