Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett ka theksuar se ka pasur një takim pozitiv me kryeministrin Albin Kurti.

Ambasadori Kosnett  ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas të cilit takim ka shkruar në Twitter se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë.

“Takim pozitiv me kryeministrin Kurti për ta uruar atë për formimin e qeverisë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova mbeten të përkushtuara për një partneritet të ngushtë”, ka shkruar Kosnett./KosovaPress/

Top Channel