Zyrtarët e OBSH nuk e konsiderojnë shpërthimin e koronavirusit kinez një pandemi, dhe ata shpresojnë se virusi mund të ndalet.

Një pandemi është përhapja e një epidemie në nivel global. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për një ngjarje të sëmundjes që do të quhet një pandemi, ajo duhet të plotësojë dy kushte. Një, ajo duhet të përhapet në të gjithë botën nga një komb në tjetrin. Së dyti, shfaqja e sëmundjes duhet parë, që do të thotë se njerëzit që janë të sëmurë duhet të tregojnë shenja.

OBSH pranon se sfida është frenimi i virusit për shkak të lëvizjes masive globale, por beson se masat e kontrollit do të ndalojnë transmetimin.

“Ne besojmë se kjo mund të arrihet përmes masave mbrojtëse aktuale”, tha drejtoresha e OBSH-së për sëmundjet pandemike dhe epidemike, Silvia Bryand.

“Ne nuk kemi pandemi”, tha ajo, duke shpjeguar se virusi aktualisht konsiderohet të jetë një epidemi që ndodh në vende të shumta.

Për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit, Bryand theksoi se maskat nuk ishin “të mjaftueshme” dhe u bëri thirrje njerëzve të pastrojnë duart rregullisht, transmeton KosovaPress.

Top Channel