Klandestin nga Iraku: Paguajmë 6 mijë euro të fshehur në Kalmion, për të ardhur në Shqipëri  

04/02/2020 17:47

Një shtetas nga Iraku, që ka mundur të futet në territorin shqiptar në rrugë ilegale, tregoi për Shqipëria Live se pagoi në 1650 euro për të ardhur nga Turqia nëpërmjet Greqisë në Shqipëri.

Nga qendra e azilit në Babrru, ky shtetas pohoi se në Shqipëri erdhi transit për të shkuar më pas në vendet e Bashkimit Europian. Shtetasi irakian, i cili në vendin e tij ishte shpallur person “non grata” nga regjimi, tregoi se në disa raste emigrantët, që nuk vinë në këmbë  paguajnë deri në 6000 mijë euro të fshehur në kamion

“Për të kaluar nga Turqia në Greqi kam paguar 1500 euro. Për të ardhur nga Athina deri në Tiranë kam paguar 150 euro, pra rreth 1650 euro në total. Grupet e trafikantëve e përdorin si biznes. Ato na çojnë deri në kufij dhe marrin deri 5 deri në 6 mijë euro për person për të na kaluar me kamion. Madje nuk na ndihmojnë të kalojmë as kufirin. Na dërgojnë deri në një pikë dhe kthehemi”, pohoi emigranti nga Iraku.

Top Channel