E hënë, 30 Mars 2020
20:44
LEJE-DALJET/ Fluksi i madh i aplikimeve drejtoresha e AKSHI: Sistemi s’do ketë më vështirësi

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj, jep shifrat e aplikimeve për leje-daljet e marra përmes portalit e-albania dhe sms-ve.

20:40
Konfirmohen 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 106 numri i të infektuarve

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 69 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

20:38
Rashica në karantinë, por me mendjen te kualifikueset

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica po përjetonte deri në momentet e pezullimit, një sezon fantastik te Verder Bremen.

20:38
Koronavirusi; Mbreti i Tailandës ‘izolohet’ me njëzet të dashura në hotelin gjerman

Mbreti i Tailandës raportohet se ka hyrë në vetë-izolim nga koronavirusi bashkë me njëzet të dashurat e tij pasi ka marrë me qera një hotel të tërë në Gjermani.

20:28
“Të pamundurën për të shpëtuar jetë”, Rama flet për 30 mjekët shqiptarë në Itali: Është edhe shtëpia…

Kryeministri Edi Rama në një prononcim ekskluziv për Televizionin shtetëror të Maqedonisë ka folur rreth situates me pandeminë “Covid 19”, me të cilën po përballet Shqipëria.

20:26
Romët nuk dinë të aplikojnë/ Në vështirësi nga mbyllja e tregjeve

Treqind familje të komuniteti rom në periferi të Fierit janë në vështirësi pas daljes së urdhrit të lëvizjes një njeri për çdo familje, vendim ky i marrë nga qeveria si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

20:18
“Kam problem me gruan…” qytetari nuk e beson që po flet me Edi Ramën: Nga po më merr se jam fare i çorientuar

Kryeministri Edi Rama teksa ka vijuar telefonata me qytetarët që kanë lënë shënim në Shqipëriaqëduam.al për të mësuar problemet që kanë ata.

20:13
Video “horror”, trupat e viktimave nga koronavirusi ngarkohen në një kamion-frigorifer

Një video “horror”, e filmuar jashtë një spitali në Nju Jork nga një kalimtar, po bën xhiron në internet.

20:06
Rama flet për “leje daljet” për pazar: Policia edhe nesër do të tolerojë…

Kryeministri Edi Rama  me anë të një komunikimi “Live” në Facebook është shprehur se nëpërmjet shërbimeve të urgjencës të vëna në dispozicion në kuadër të situatës me CoVid-19, ka thënë se deri më tani janë komunikuar mbi 16 mijë persona.

20:01
Ambasador i SHBA-ve në Kosovë: 1.1 milion dollarë nga SHBA për Kosovën në luftën kundra Covid-19

Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, me anë të një postimi në twitter, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar me 1.1 milion dollarë qeverinë e Kosovës në luftën ndaj koronavirusit.

19:57
Çifti i moshuar në Tenerife, vdesin pas paktit të vetëvrasjes me thikë

Një çift të moshuarish në Spanjë duket se kishin bërë një pakt të zymtë vetëvrasje mes tmerrit të pandemisë së koronavirusit që ka përfshirë vendin.

19:47
“Top Talk”: Kriza nga koronavirusi, Qeveria do të dalë në Maj për të marrë borxh, por nuk thotë vlerën

Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, kryeministri i vendit Edi Rama.

19:44
Vijon “lufta” e dekreteve, Meta kthen në Kuvend aktin normativ të “OFL”: Shkel të drejta dhe liri themelore të njeriut..

TIRANË- Presidenti i Republikës i ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit aktin-normativ për Operacionin Forca e Ligjit. Dekreti presidencial i  është dërguar elektronikisht Parlamentit në datën 26 mars ne kulmin e pandemisë në vendin tone dhe vetëm një ditë pas mbledhjes së këshillit të sigurisë kombëtare.

19:20
Karantinë makthi në Indi/ Punëtorët emigrues spërkaten me dezinfektues pas kthimit në autobuzë

Punëtorë emigrues në Indi shiheshin sot të spërkatesin në masë me dezinfektues nga autoritetet pasi ktheheshin në zonat e tyre me autobuzë të tejmbushur. Vendi po përpiqen të përshtatet në javën e dytë të bllokadës kombëtare të qeverisë.

19:13
Koronavirusi, ja sa do të dhurojë Victoria Beckham

Victoria Beckham ka lajmëruar se do të dhurojë 20% të të gjithë shitjeve të firmës së saj të modës dhe brand-it të bukurisë për njerëzit në nevojë, gjatë pandemisë së koronavirusit.

19:09
Koronavirusi në Spanjë, ja të rejat më të fundit

Rritja e rasteve të koronavirusit në Spanjën e goditur rëndë duket se po ngadalësohet- thotë ministri i jashtëm spanjoll në një intervistë për BBC.

19:06
Rrëfehet rrobaqepësja shqiptare që dhuroi 600 maska për spitalin në Greqi: Nuk kam bërë asgjë, do të bëj përsëri…

Të gjithë u ndiem krenar për mirësinë e treguar nga shqiptarja Elona Agolli, e cila prej 21 vitesh jeton në Greqi, teksa qepi 600 maska dhe ia dhurojë spitalit të qytetit në të cilën jeton, Grevena.

18:59
Del nga izolimi, Princi Charles “mposht” koronavirusin

Princi i Uellsit ka dalë nga vetëizolimi pasi u diagnostikua me koronavirus.

18:55
Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhuron klasa mësimore për Ushtrinë Shqiptare, Ambasada: Do përgatiten…

Shtetet e Bashkuar të Amerikës së fundmi kanë ndihmuar sërish vendin tonë. Këtë radhë ata kanë ndërtuar disa klasa që pasi të kalojë situata me CoVid-19 do të përdoren nga Forcat Ushtarake të Shqipërisë.

18:53
Qindra turistë dalin me forcë nga aeroporti i Kiev duke refuzuar karantinën e koronavirusit

Disa qindra turistë ukrainas thyen dyert e aeroportit të kryeqytetit Kiev duke refuzuar karantinën e urdhëruar nga qeveria, pasi u kthyen me një fluturim nga Vietnami.

18:38
Italia kërkon unitet brenda BE-së në luftën kundër pandemisë

Italia, një nga vendet themeluese të Bashkimit Evropian, i ka bërë thirrje BE-së të trajtojë sfidat e paraqitura nga virusi pandemik koronar.

18:34
Trump: Një test i ri për koronavirusin pritet të dalë shumë shpejt

Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të tijën ka thënë se një test i ri i shpejtë do të jetë gati.

18:29
A është vaksina 100 vjeçare e tuberkulozit zgjidhja kundër koronavirusit?

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.

18:24
Nis “karantina e mençur”/ Gjurmim me celularë për zbulimin e personave të prekur me Covid-19

Në Republikën Çeke ka nisur nga sot testimi i së ashtuquajturës “karantinë e mençur”, e cila parashikon që përmes të të dhënave nga kompanitë e telefonisë celulare dhe kartat bankare, të gjurmohen kontaktet e njerëzve të prekur me koronavirus.

18:20
Alarmi i dhunës shtëpiake gjatë karantinës në Britani; Një 69 vjeçar e një 40 vjeçar vrasin gratë

Britania njoftoi sot dy vrasjet e para prej mbylljes në karantinë, teksa një burrë në Uells u akuzua për vrasjen e gruas së tij, ndërsa një ish-ushtarak gjithashtu i mori jetën të shoqes në një sulm brutal me thikë.

18:16
Thellohet bilanci tragjik/ Italia nuk gjen paqe, CoVid-19 shënon 812 viktima në 24 orë

ITALI-  812 persona kanë humbur jetën në Itali vetëm gjatë 24 orëve të fundit duke përkeqësuar kështu bilancin e viktimave të shkaktuar nga CoVid-19.

18:14
Presidenti bjellorus, kundër virusit: Pini vodka!

Në kohën kur pandemia e koronavirusit po tmerron botën e ka detyruar shumë vende të marrin masa drastike në përpjekje për të frenuar përhapjen e saj, në Bjellorusi shumë pak po bëhet kundër pandemisë.

18:12
E mbajti sekret, Drake na prezanton për herë të parë me djalin e tij (FOTO)

Drake e ka mbajtur djalin e tij sekret, për një kohë shumë të gjatë. Sot, reperi ka vendosur të na prezantojnë të gjithë me Adonis Graham, 2 vjeç.

18:04
Shifra të frikshme, 812 viktima në 24 orë/ Rreth 85.200 të prekur, Spanja kalon dhe Kinën

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Spanjë mbërriti në gati 85,195, duke kapërcyer edhe Kinën me 81,470 sipas të dhënave të fundit.

18:03
Vijon shpërndarja e pakove me ushqime për familjet e prekura nga tërmeti në Kashar

Edhe sot grupet e punës të Bashkisë së Tiranës vijuan shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe të ilaçeve derë më derë pranë njerëzve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

17:50
U duken vetëm sytë, Manastirliu publikon foton e dy infermierëve që luftojnë CoVid-19 tek Infektivi

Spitali Infektiv në Tiranë vijon të ketë prurje të pacientëve që janë prekur nga CoVid-19 duke vështirësuar akoma më shumë punën e mjekëve në këtë ditë tepër të vështira për vendin tonë.

17:40
E martuar, por në vaskë me dikë tjetër! (FOTO)

Që prej vitit 2018, Emily Ratajkowski është e martuar me Sebastian Bear-McClard.

17:36
Shkrumbohen nga zjarri dy banesa në Berat/ Familjet në qiell të hapur, nuk kanë ku t’i ruhen as CoVid-19

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në orët e para të mëngjesit në dy banesa në lagjen “Jani Vruho” në Berat. Flakët e zjarrit janë konstatuar nga patrullat e policisë në rrugë dhe menjëherë është njoftuar zjarrfikësja.

17:34
Shqipëria 30 mjekë për të ndihmuar Italinë, “RAI News 24” interviston Metën: Demonstrim mirënjohje nga shqiptarët

Pasi  Shqipëria dërgoi në ndihëm të Italisë një ekip mjekësor të përbërë nga 30 persona mediat Italiane kanë kthyer vëmendjen nga vendi ynë. Së fundmi ka qenë televizioni italian “RAI News 24” që ka marrë një intervistë të presidentit të vendit Ilir Meta.

17:34
Zvicra i shpall luftë koronavirusit/ Kredi pa interes deri në 500 mijë franga, në disa minuta

Zvicra i ka shpallur “luftë” koronavirusit me planet e para ekonomike për të përballuar krizën që pritet të shkaktojë epidemia.

17:16
Rama në “Top Talk”: Në këtë luftë ushtria e Amerikës dhe ajo e Shqipërisë kanë të njëjtën vlerë…

Në studion e emisionit “Top Talk”, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, kryeministri i vendit, Edi Rama.

17:14
“Izolimi mund të zgjasë 6 muaj”, paralajmërimi i çon britaniket në “striptizëm” (FOTO)

Zëvendës shefja e mjekësisë në Britaninë e Madhe Dr.Jenny Harries paralajmëroi një ditë më parë se izolimi nga koronavirusi mund të zgjasë deri në 6 muaj.

17:08
Zgjerohet lista/ Nga nesër librari, kancelari e gomisteri do të jenë të hapura

Teka masat kundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar dhe tashmë lejohet që vetëm një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

16:52
CoVid-19/ “Jemi për të mos u marrë mësysh”, Rama: Prilli, prova e zjarrit…

“Veçanërisht dy javët e para të prillit që do na tregojnë më tepër, duke ndjekur krahasimisht me vendet e tjera ata kurbën statistikore e do mund të na thonë se sa mirë ka funksionuar vija mbrojtëse”, kjo ka qenë një nga deklarata e bëra nga kryeministri i vendit Edi Rama në emisionin “Top Talk” lidhur më situatën e CoVid-19.

16:42
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO liron nga qelia babanë e Altin Hajrit

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka liruar nga qelia Bajram Hajrin, një nga të arrestuarit për ngjarjen e ndodhur më 17 janar të këtij viti, ku u mor peng Jan Prenga.

16:38
Mossad sjell 10 milionë maska mjekësore kundër koronavirusit në Izrael

Mossad solli edhe disa duzina ventilatorësh, dhjetëra mijëra kite provash, rreth 25,000 maska N95 dhe pritet që të sjellë edhe më shumë pajisje mjekësore.

16:34
Ish-e dashura e Justin Bieber “çmendet” në karantinë, topless dhe…(FOTO)

Sahara Ray njihet për fotot e saj provokuese, të cilat nuk kishin si të mungonin as në karantinë.

16:28
Situata me CoVid-19, Rama: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel ka deklaruar se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga NATO për sa i përket situatës së krijuar nga CoVid-19.

16:23
Gjermania lëshon ‘çertifikatë anti-trupash’ për daljen nga karantina e koronavirusit

Studiuesit gjermanë thanë sot se do të nisin lëshimin e ‘çertifikatave të imunitetit’ ndaj koronavirusit të ri, për të lejuar daljen nga karantina të qytetarëve të shëruar, teksa përballimi i krizës nga kancelarja Angela Merkel duket se po shton mbështetjen për të në sondazhe.

15:58
Bllokada e koronavirusit në Indi lejon breshkat e detit të lëshojnë 60 milionë vezë këtë vit

Teksa kriza e koronavirus ka bllokuar prej javësh qytetet më të mëdha të botës pandemia globale vazhdon të sjellë zhvillime pozitive për mjedisin.

15:52
Gjunjëzohet edhe tenisi! Anulohet turneu historik i Wimbledon-it në 2020

Turneu historik i Wimbledon nuk do të zhvillohet ne vitin 2020 për shkak të coronavirus. lajmi nuk është bërë ende zyrtar, gjë që pritet të ndodhë gjatë kësaj jave, por sipas zëvendëspresidentit të Federatës Gjermane të Tenisit, Dirk Hordoff vendimi tashmë është marrë.

15:45
Mjekët shqiptarë shkojnë në Brescia/ Do shërbejnë në spitalin e një prej zonave më të goditura

10 mjekët dhe 20 infermierët shqiptarë kanë nisur punën sot në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga Covid- 19 në Itali.

15:39
Aplikimi për pagën e luftës/ Në prill do jepen 26 mijë lekë për çdo të punësuar apo vetëpunësuar

Javën e parë të prillit do nisë shpërndarja e asaj, e cila njihet si paga e luftës për pëersonat të cilët kanë mbetur pa punë për shkak të masave shtrënguese kundër Covid-19.

15:35
Punëtorët duan pagat/ Në uzinën e demontimit në Mjekës nuk paguhen që prej korrikut

30 punonjës të uzinës së demontimit në Mjekës të Elbasanit nuk marrin pagat e tyre qe prej korrikut te vitit 2019.

15:35
Policia ngjyros ujin e lagunës piktoreske për të mbajtur larg turistët

Policia britanike ka nisur të njollosë me të zezë ujërat e një lagune të njohur turistike për të dekurajaur vizitat nga njerëz që shkelnin masën e ndalimit të qarkullimit prej koronavirusit te ri.

15:28
Në treg me rregullat e reja/ Shumë persona nuk arritën të marrin lejen për pazar

Nga kjo e hënë qytetarët duhet të zbatojnë rregulla të reja. Brenda orarit 05.00-13.00 për të marrë leje-dalje duhet të aplikojnë në portalin e-albania ose duke derguar një mesazh 24 ore më parë në numrin e telefonit 55 155.

15:15
Histeria e koronavirusit, Suedia refuzon karantinën: Dëmton shëndetin mendor të qytetarëve

Teksa bota po mbyll kufijtë e qytetet ndërsa qeveritë po ndalojnë eksportet, duket se një nga viktimat e para të koronavirusit është vetë globalizimi.

15:15
Në luftë të dyfishtë! Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermierja Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem

Pak ditë më parë, bëri xhiron e rrjetit një postim për të ashtuquajturin “Betimin e Valbonës”, ku krahas fjalëve gjendej edhe fotografia e infermieres me fytyrë të mavijosur, si pasojë e shtrëngimit të maskës mbrojtëse, e shkaktuar nga orët e stërzgjatura në vijën e parë të luftën ndaj kronavirusit.

14:56
Mjekët shqiptarë përshëndesin me simbolin e shqiponjës nga Italia, gati të marrin detyrën

Mjekët dhe infermierët shqiptarë po vizitojnë Spitalet Civile të Brescia-S, ku do të fillojnë një fazë stërvitore. Të vendosur në një hotel afër spitalit, ata shpjegojnë: “kjo përvojë do të na ndihmojë gjithashtu, sepse nëse gjërat shkojnë keq në Shqipëri, ne do të kemi tashmë aftësitë e nevojshme”.

14:46
“Nuk kam aspak frikë, e ndieja detyrim…”/ Mjekja që u drejtua drejt Italisë, mezi pret të nisë nga puna

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, anestezistja Alma Neco.

14:39
Deputetin e zuri koronavirusi, por nuk është vetëm ky lajmi i keq, e shkarkojnë…

Deputeti Adriatik Alimadhi është tashmë i konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore.

14:30
“Adopto një gjysh e gjyshe”, njihuni me nënë Hatixhenë që dhuroi pensionin për familjet në nevojë

Nismës më të re të Bashkisë së Tiranës “Adopto një gjysh e një gjyshe!” i është bashkuar një zonjë e moshuar 83-vjeçare e cila preferon të dhurojë pensionin e saj në ndihmë të pensionistëve të vetmuar dhe familjeve në nevojë.

14:30
A duhej Shqipëria të dërgonte 30 mjekë në Itali? Flasin mjekët

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishin të futar me anë të një lidhjeje në “Skype”, një grup mjekësh.

14:21
U shtynë për shkak të CoVid-19/ Ja kur do të mbahen Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike që u shtynë për shkak të CoVid-19 do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit 2021.

14:18
Rrëfeu një javë më parë që ishte mbartës i koronavirusit, shërohet Valdrin Mustafa

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishte i ftuar në një lidhje me “Skype”, futbollisti i ekipit Shpresa, Valdrin Mustafa.

14:16
Serbi, peshkopi i Kishës Ortodokse në Valjevë vdes nga koronavirusi

Peshkopi i Valjevës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), 71-vjeçari Milutin, ka vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Qendrën Klinike Spitalore “Dragisha Mishoviç” në Beograd, me çka numri i të vdekurve në Serbi sot ka arritur në 14 veta, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:10
Kohë pandemie/ Mblidhet Komisioni i Shëndetësisë, miratohen 3 Akte Normative

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e kryetarit Enver Roshi u mblodh sot online nëpërmjet platformës WEBex dhe shyrtoi 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

14:08
Covid-19, angazhimi i Forcave të Armatosura/ Mblidhet online Komisioni për Sigurinë Kombëtare, miratohen akte normative

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi aktin normativ nr “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” dhe aktin normativ “ Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”.

14:08
Paloka i bën meme Ramës: Vetëm kryeministrin nuk e bën dot Edvini!

Nënkryetari i PD, Edi Paloka e quan propagandë atë se çfarë kryeministri Rama është duke bërë në këtë situatë nga emergjenca e covid-19.

14:00
Çfarë nuk dimë ende për Covid-19, virusin që “pushtoi botën”

Në bazë të të dhënave të deritanishme, ekspertët besojnë se katër nga pesë persona të infektuar me COVID-19, do të shfaqin simptoma të një intensiteti mesatar në mos tepër të lehta për tu vënë re.

13:56
Shërohet 70-vjeçari me diabet i prekur nga koronavirusi, sëmundjen e kaloi në shtëpi

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje me “Skype”, 70-vjeçari Zeka Idrizi. Zeka, prej vitesh jeton në Zvicër dhe më 12 mars ai së bashku me familjen e tij, gruan dhe vajzën shfaqën simptomat e para të virusit.

13:48
“Nëse mban frymën 10 sekonda pa u kollitur, s’ke koronavirus”/ Sa e vërtetë është kjo?

Prej javësh, në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një mit, sipas të cilit, nëse ia del ta mbash frymën për 10 sekonda pa u kollitur apo pa patur probleme të tjera, do të thotë se nuk je prekur nga pandemia Covid-19.

13:44
Ronaldinho po përshtatet me jetën në burg, dhuron spektakël me top – Video

Legjenda braziliane Ronaldinho që nga fillimi i muajt mars po vazhdon të vuaj dënimin e tij në një prej burgjeve në shtetin e Paraguajit.

13:36
“Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë”/ Pozitiv me koronavirus, kryeministri Johson qeveris i izoluar në shtëpi

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri britanik Boris Johson u ka bërë thirrje shtetasve britanikë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë distancimin social.

13:33
Mourinho zbulon 11 më të mirët që ka stërvitur, vetëm një nga Interi i Tripletës

Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës, Covid-19, mediat më të mëdha sportive po mundohen të argëtojnë sadopak fansat dhe t’ua bëjnë më të lehtë qëndrimin në izolim.

13:23
Lufta kundër CoVid-19/ BE alokon 140 milionë euro për vendet e Europës Lindore

Si pjesë e përgjigjes globale ndaj shpërthimit të koronavirusit, Komisioni Evropian deklaron se qëndron pranë vendeve partnere Lindore dhe ka rialokuar 140 milion euro për nevojat më të menjëhershme në Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Republika e Moldavisë dhe Ukrainë.

13:19
Çmimi i naftës shkon në nivelin më të ulët që nga viti 2002

Çmimi i naftës ka rënë në nivel të lartë që prej vitit 2002, pasi kërkesa për naftë të papërpunuar është zvogëluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

13:15
Italianët e izoluar në Shqipëri/ Familjet në jug: Këtu jemi më të sigurt

Konsullata Italiane e Gjirokastrës ka qenë gjatë gjithë këtyre ditëve në komunikim të vazhdueshëm me partnerët italianë të rajonit jugor, artistët, shkencëtarët, politikanët dhe ekspertët që kanë prej vitesh një bashkëpunim të ngushtë me jugun e Shqipërisë në projekte që prekin shumë fusha.

13:14
“Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja”/ Rama publikon kurbën e Covid-19 në Shqipëri

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi një grafik që tregon ritmin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit dhe botës.

13:09
Karantinohet me fëmijët në qendrën më të nxehtë të Covid-19/ Maxi Lopez “sulmon” Wandën: Indinjohem që nuk ke ndërgjegje

Sulmuesi argjentinas Maxi Lopez nuk lë rast për t’u përplasur me ish bashkëshorten e tij, Wanda Narën, e cila tani është e martuar me ish kapitenin e Interit, Mauro Icardin, ndërsa këtë herë shkak janë bërë fëmijët e tyre.

13:06
“Krenaria jonë”/ Manastirliu: Ja kush janë 10 mjekët dhe 20 infermierët që dërguam në Itali.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar emrat e 10 mjekëve dhe 20 infermierët tanë që do të shërbejnë në spitalin e Brescias.

12:58
Ndërprerja e pagave, sot mbledhja mes Shoqatës së Futbollistëve dhe Ligës

Kreu i Shoqatës së Futbollistëve në Itali Damiano Tommasi do të mbajë një takim sot me drejtuesit e Ligës së Serisë A, ku natyrisht që vëmendja kryesore do të jetë pikërisht te diskutimi mbi ndërprerjen e pagave të lojtarëve.

12:54
Probleme në furnizimin me ujë të fshatrave të Durrësit

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompimit në Fushë Kuqe, si pasojë e ndërprerjes së menjëhershme të energjisë elektrike do të ketë probleme në furnizimin me ujë në zonën e fshatit: Ishëm, Katund i Ri, Manëz, Rrashbull dhe një pjesë e Shkozetit.

12:54
Gjermania “huazon” modelin jugkorean në luftim të koronavirusit

Në garë kundër koronavirusit, Gjermania duket se varet nga rritja e numrit të testimeve dhe ashpërsimit të masave të karantinës për të thyer zinxhirin e infektimit, një strategji e huazuar nga Koreja Jugore, suksesin e së cilës kundër pandemisë, është duke e pasur zili e gjithë bota.

12:48
Lufta kundër koronavirusit, Mali i Zi i kërkon ndihmë NATO-s

Në një kohë lufte si kjo në të cilën ndodhet e gjithë bota, Qeveria e Malit të Zi i ka dërguar lutje për ndihmë mjekësore NATO-s, përkatësisht Qendrës për Koordinimin e Përgjigjeve ndaj Fatkeqësive.

12:46
Covid-19/ Mitsotakis ministrave dhe deputetëve: Jepni gjysmën e pagës për 2 muajt e ardhshëm

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u bën thirrje ministrave, zëvendësministrave dhe deputetëve të partisë “Demokracia e Re” të japin 50 % të pagës së tyrë, në luftën kundër Covid-19.

12:43
Nuk ka Lojëra Olimpike/ Gega, sytë te Evropiani i atletikës

Mes sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Tokios 2020 që ishin kualifikuar deri në momentin e marrjes se vendimit për shtyrjen e tyre ishte edhe atletja shqiptare Luiza Gega.

12:39
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë miraton 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, nën drejtimin e kryetarit Enver Roshi u mblodh sot online nëpërmjet platformës WEBex dhe shyrtoi 3 Akte Normative të Këshillit të Ministrave, të cilat lidhen me masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

12:35
Edhe FSHF në krizë, i kërkon Këshillit të Ministrave të kompensojë futbollin shqiptar pas ndalimit të gjithë aktiviteteve

Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër Këshillit të Ministrave dhe i ka kërkuar garantimin e anës financiare për të gjithë komunitetin e futbollit në Shqipëri, përmes një pakete kompensimi.

12:31
8.813 persona të prekur me koronavirus, shkon në 99 numri i të vdekurve në Austri

8.813 persona rezultojnë të prekur në Austri, njoftim ky i dhënë nga ministria austriake e Shëndetësisë.

12:27
Me diabet dhe probleme mushkërish, mësuesja: Ja si e mposhta koronavirusin!

Një mësuese e shkollës së mesme në Britani, që vuan nga diabeti përpos problemesh të tjera mjekësore, ka rrëfyer sesi u prek dhe u shërua nga koronavirusi.

12:23
Muzikë në rrugët e qytetit/ Koronavirusi nuk i ndan dot artistët nga arti

Duke kënduar nëpër ballkone apo tarracat e pallateve. Kjo është panorama që shumë artistë na sjellin nëpërmjet videove të publikuara në këto ditë karantinimi.

12:22
“I Love Rock ‘N’ Roll”/ Koronavirusi shuan edhe artistin legjendar

Tekst shkruesi dhe këngëtari i ‘I Love Rock ‘N’ Roll’, Alan Merrill, ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit.

12:20
Kosovë/ Maskat e burgut i qepin të rinjtë në qendrën korrektuese

Këta tre të rinj delikuent janë shembulli më i mirë se si fëmijëve u nevojitet pak ndihmë për të qenë human ndaj komunitetit.

12:14
Punëtorët duan pagat/ Në uzinën e demontimit në Mjekës nuk paguhen që prej korrikut

30 punonjës të uzinës së demontimit në Mjekës të Elbasanit nuk marrin pagat e tyre që prej korrikut të vitit 2019.

12:04
Paralajmërimi i fortë nga komisioneri për Ekonominë i BE-së: Ja çfarë rrezikon unioni

“Mosmarrëveshjet e vendeve anëtare për politikat ekonomike gjatë pandemisë së koronavirusit, rrezikojnë ta ndajnë projektin evropian”.

12:02
Greqi/ Mbërrijnë 1.7 milionë maska dhe materiale ndihmëse kundër CoVid-19

Në Greqi kanë mbërritur 1.7 milionë maska dhe materiale ndihmëse kundër covid19.

11:53
Të zgjedhësh pacientët! Në Londër respirator vetëm për ata që mund të mbijetojnë

Në Mbretërinë e Bashkuar respiratorët nuk mjaftojnë për të gjithë, e në Londër, trajtim intensiv po i jepet vetëm pacientëve që kanë shanse mbijetese.

11:52
Dërguam 30 mjekë në Itali/ Sharon Stone publikon foton: 30 vite më parë…

Aktorja e famshme Sharon Stone ka reaguar në Instagram pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë në Itali.

11:42
Thaçi për konsultime me partitë politike, Kurti për zgjedhje pas pandemisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar nisjen e bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

11:41
Lëvizën pa arsye/ 157 shtetas të gjobitur në 24 orë

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

11:40
SHBA, teste gjaku për të identifikuar personat me imunitet ndaj COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara laboratorët po nxitojnë të prodhojnë teste gjaku për të identifikuar ata persona që janë shëruar nga koronavirusi.

11:40
“Nostradamusi i sëmundjes”/ Në kohë pandemie, grupi Anonymous i dërgon mesazh Bill Gates-it

Teksa bota po përballet me Covid-19, grupi i hakerëve “Anonymous” ka lëshuar akuza kundër themeluesit të Microsoft-it, Bill Gates.

11:35
Thaçi pret ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së: Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.

11:34
Salvini falënderon Ramën, vlerëson ndihmën e Shqipërisë për Italinë

Ish-zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, e vlerësoi së tepërmi gjestin e Shqipërisë për të ndihmuar Italianë në këtë moment të keq për shkak të COVID-19.