Tottenhami rikthehet te fitorja, Son shkëlqen me 4 gola të realizuar

20/09/2020 16:31

Tottenhami i drejtuar nga Jose Mourinho ka realizuar një fitore të thellë me rezultat 2:5 si mysafir i Southamptonit në kuadër të xhiros së dytë në Premierë Ligën angleze.

Ishte koreani Heung-Min Son ai i cili e frymëzoi ekipin tij drejt triumfit duke realizuar katër gola.

Ndeshja nisi keq për Tottenhamin pasi në minutën e tretë, sulmuesi Harry Kane e humbi penalltinë, kurse më pas vendasit e gjetën golin e avantazhit përmes Danny Ings. Pas kësaj, Son mori situatën në dorë dhe realizoi katër gola. Fillimisht ai gjeti rrjetë në minutën e 45’, pastaj 47, 64’ dhe 73’, para se Harry Kane të realizonte për rezultatin 1:5.

Para mbylljes së takimit, vendasit realizuan edhe golin e dytë për rezultatin final 2:5.

Kjo fitore vjen pas humbjes së Tottenhamit nga Evertoni në javën e parë të kampionatit.

Top Channel