‘Mrekullia e Rock & Roll-it qëndron tek fakti që dhe dikush si unë mund të shndërrohet në yll’

Elton John

 

Elton John është kantautori me suksesin më jetëgjatë në të gjitha kohërat. Jeta e tij është e jashtëzakonshme, shtatë dekadat e jetuara (deri tani) të mbushura me ngritje e ulje të pabesueshme. Tashmë, me fjalët e veta dhe me ndershmërinë që e karakterizon, ai ndan historinë e tij – çastet argëtuese dhe ato që të copëtojnë shpirtin.

Zbulon të vërtetën e fëmijërisë së jetuar në Pinër, në periferi të Londrës dhe marrëdhëniet e vështira me prindërit. I pagëzuar me emrin Rexhinald Duajt, ai ishte një djalë i druajtur, me ëndrra të pagjasa për t’u bërë yll i muzikës pop. Në moshën 23 vjeç, performon në koncertin e parë në Amerikë, ku, i veshur me kominoshe gjoksore të verdha, T-shirt të stolisur me yje dhe këpucë me flatra, u përball me një publik të mahnitshëm. Kishte mbërritur Elton John dhe bota e muzikës nuk do të ishte më e njëjta.

Autobiografia “UNË” është e mbushur me dramë, që nga refuzimi i hershëm i punës së Eltonit me partnerin këngëshkrues Berni Topin deri në daljen jashtë kontrollit të superyllit që kryesonte listat e klasifikimit të këngëve; nga miqësia me Xhon Lenonin, Fredi Mërkërin dhe Xhorxh Majkëllin deri te vallëzimi disko me Mbretëreshën; nga orvatjet për vetëvrasje deri te varësia ndaj drogës, që do ta mbante mbërthyer për më shumë se një dekadë. Eltoni shkruan fuqishëm edhe për çtoksikimin dhe ngritjen e Fondacionit AIDS. Ai rrëfen për gjetjen e dashurisë së vërtetë me Dejvid Fërnishin, pushimet me Versaçen dhe interpretimin në ceremoninë mortore të Princeshës Diana. Përshkruan çastin ekzakt kur kupton se dëshiron të bëhet baba dhe jeta e tij ndryshon sërish kryekëput.

Gazmore, argëtuese dhe herë-herë thellësisht prekëse, autobiografia ‘UNË’ do t’ju çojë në një udhëtim intim me një legjendë të gjallë.

Të Dhëna

Lloji i botimit Hard Cover
Fletët 394
ISBN 9789928184689
Titulli origjinal Me
V. Bot 2020
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Manushaqe Bako

Top Channel