Ilustrim

Një aksident ka ndodhur rreth orës 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, ku një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është përplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel