Një fasoneri është mbyllur në Pogradec pasi kanë rezultuar pozitivë 3 punonjës ndërkohë që u është marrë tamponi edhe të tjerëve.

Po ashtu në Pogradec kanë rezultuar pozitivë dy infermierë dhe një nxënës.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme në Pogradec rezultuan 5 qytetarë pozitivë.

Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë apelon se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Top Channel